Das überdeutliche Nein zur «Halbierungsinitiative» ist ein Befreiungsschlag.Nach der «No Billag»-Initiative ist dies bereits die zweite massive Abfuhr für die SVP und andere rechtskonservative Kreise, die den medialen Service public systematisch abbauen wollen.
Mit 61,9 % hat das Stimmvolk den Initianten klar gemacht, dass ihm der mediale Service public und die SRG mit ihrer starken Verankerung in allen Sprachregionen der Schweiz wichtig ist.
Die progressive Schweiz verteidigt den Service publik Dieses starke Ergebnis ist auch dem grossen Einsatz vieler progressiver Menschen zu verdanken. Besonders eindrücklich war das Engagement von Personen mit Migrationsgeschichte. In Zeiten von Fake News ist faktenbasierter Journalismus essentiell für den politischen Diskurs in der direkten Demokratie.
Wer die Gefahr von gezielt gelenkten Medien und Propaganda aus eigener Erfahrung kennt, schätzt den Wert einer unabhängigen SRG doppelt.
Das Volk will keine Verhältnisse, in denen gezielt gesteuerte Algorithmen, Desinformation und private Profitinteressen den Diskurs bestimmen.
Hinter der Initiative standen handfeste wirtschaftliche Eigeninteressen Das Volk hat jedoch klargestellt, dass der freie Zugang zu Information, Sport und Kultur ein öffentliches Gut bleiben muss, das nicht privaten Profiten geopfert wird. Das gilt insbesondere für die Sprachminderheiten, denn ohne die solidarische Finanzierung der SRG wäre eine gleichwertige mediale Versorgung in der Romandie, der italienischen Schweiz und der Rumantschia ökonomisch kaum möglich.
Ein Signal an die SRG-Leitung Die Strategie der vorsichtigen Anpassung gegenüber politischem Druck hat sich nicht ausgezahlt. Wer auf Gnade durch Anbiederung hofft, macht sich erst recht zum Ziel. Das Volk hat der SRG den Rücken gestärkt, damit sie wieder mit Selbstbewusstsein und ohne «Schere im Kopf» für ihre journalistische Unabhängigkeit einsteht. Wir brauchen keine mutlose SRG, sondern eine, die ihren Job macht: unabhängig, kritisch und faktenbasiert.
Respekt vor dem Volksentscheid Die Reaktion der SVP und der Initianten auf die Niederlage lässt wenig Raum für Interpretationen: Man zeigt sich als schlechter Verlierer und hält an der Rhetorik der Delegitimierung fest. Es ist davon auszugehen, dass die Versuche, die unabhängige Presse zu schwächen, weitergehen werden. Systematische Angriffe auf etablierte Medienhäuser sind oft Teil einer Strategie, den öffentlichen Raum für ideologisch gesteuerte Eigenmedien zu räumen. Für eine offene und solidarische Gesellschaft ist diese Entwicklung gefährlich, da sie die Basis für einen sachlichen Austausch entzieht. Es ist nun an der Zeit, dass die Initianten aus dem SVP-Umfeld dieses wiederholte Verdikt zu akzeptieren. Den Souverän so lange mit denselben Forderungen zu behelligen, bis eine Ermüdung eintritt, ist eine übermässige Beanspruchung unserer direktdemokratischen Instrumente. Diese Taktik der permanenten Re-Politisierung bereits entschiedener Fragen belastet den gesellschaftlichen Zusammenhalt und widerspricht unserer politischen Kultur.
Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR/CFR) ka festuar dje 30-vjetorin me një ngjarje zyrtare në prani të Këshilltares Federale Elisabeth Baume-Schneider, Ministre në Sekretariatin për çështje të brendshme. Nën moton „të festojmë, të kuptojmë, të ecim përpara“, u nderua lufta kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë tre dekadave të fundit dhe u publikua një manifest. Nga prapavija e diskriminimit të vazhdueshëm dhe kufizimeve të kuadrit ligjor ekzistues, Komisioni kundër racizmit, nëpërmjet këtij manifesti, shprehet për një ligji të përgjithshëm për trajtim të barabartë në Zvicër.
Që nga themelimi i saj në vitin 1995, pas përfshirjes së nenit 261bis në Kodin Penal – i njohur sot si norma penale kundër diskriminimit – Komisioni federal kundër racizmit EKR/CFR angazhohet për luftën kundër racizmit dhe diskriminimit në Zvicër. Komisioni u krijua për të mbështetur zbatimin e kësaj norme dhe për të sensibilizuar opinionin publik. Komisioni i përbërë nga 15 anëtarë, ekspert të njohur në fushat e ndryshme të racizmit, analizon, dokumenton, këshillon dhe nxit debatin shoqëror, masat politike dhe kërkimin shkencor mbi këtë temë.
“Deri më tani, e drejta civile zvicerane nuk ofron mbrojtje specifike kundër diskriminimit”
Aprovimi i nenit 261bis të Kodit Penal, që ndalon veprimet publike me motive raciste, ishte në përputhje me ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor në vitin 1994 – një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje kombëtare për luftimin e racizmit në Zvicër. Përkundër përparimeve të arritura, në Zvicër ekzistojnë ende boshllëqe ligjore: “Deri më tani, e drejta civile zvicerane nuk ofron mbrojtje specifike kundër diskriminimit”, thekson kryetarja e komisionit, Ursula Schneider Schüttel; një mangësi që është theksuar disa herë edhe nga Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit Racor dhe Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Mosdurimit. Komisioni ka publikuar së fundmi dy studime juridike që mbështesin këtë konstatim. Studimi i parë, i kryer nga Instituti Zviceran për Krahasimin e të Drejtës, shqyrton instrumentet ligjore për luftimin e diskriminimit racor në disa vende evropiane. Raporti tregon se Zvicra është prapa standardeve evropiane. Studimi i dytë, me fokus në kontekstin kombëtar, zbulon boshllëqe të mëdha, veçanërisht në të drejtën e punës dhe të qirasë (banimit), dhe ofron propozime konkrete për përmirësim. Në këtë sfond, EKR, me rastin e 30-vjetorit të saj, riafirmon nevojën për një ligj të përgjithshëm për barazi trajtimi që ofron mbrojtje të plotë dhe konkrete për të gjithë njerëzit.
Katër arsye kryesore flasin për këtë:
Së pari: një ligj i tillë do të mbyllte boshllëqet ekzistuese: në vitin 2024, 17 për qind e popullsisë zvicerane deklaruan se kishin përjetuar diskriminim racor. Norma aktuale penale kundër diskriminimit fokusohet kryesisht në gjuhën e urrejtjes në hapësirën publike dhe nuk mjafton për të mbuluar të gjitha format e përvojave raciste.
Së dyti: një ligj gjithëpërfshirës do të ndihmonte në eliminimin e hierarkisë ligjore të përvojave të diskriminimit. Ndërsa disa grupe gëzojnë mbrojtje të veçantë, si për shembull në barazinë gjinore dhe për personat me aftësi të kufizuara, grupe të tjera si viktimat e racizmit, personat LGBTIQ+ dhe njerëzit që preken nga varfëria nuk janë të mbrojtur në mënyrë të qartë.
Së treti: një dekret i tillë do të ofronte mbrojtje universale kundër çdo forme diskriminimi në jetën e përditshme, duke marrë parasysh diversitetin e shoqërisë sonë dhe faktin se diskriminimi mund të prekë këdo, në çdo kohë.
Së katërti: lufta kundër diskriminimit nuk është vetëm një detyrim moral: edhe aspektet tjera si drejtësia sociale, shëndeti publik, inovacioni dhe kohezioni ekonomik luajnë rol.
Akti festiv me fjalime domethënëse
Manifesti i Komisionit kundër Racizmit është një thirrje drejtuar politikës, institucioneve dhe shoqërisë civile për t’u bashkuar në mënyrë që barazia e trajtimit të përfshihet në të drejtën zvicerane. Legjislacioni duhet të ofrojë mbrojtje efektive kundër çdo forme diskriminimi – për të ruajtur dinjitetin njerëzor si vlerën qendrore mbi të cilën bazohet shoqëria jonë. Ky manifest u shpalos në mbrëmjen festime më 4 qershor 2025 dhe nën moton „të festojmë, të kuptojmë, të ecim përpara“, u nderua lufta kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë tre dekadave të fundit. Në këtë ngjarje ka marr pjesë Këshilltarja Federale Elisabeth Baume-Schneider, Ministre e punëve të brendshme, presidentja e EKR-së Ursula Schneider Schüttel, presidentja e Këshillit Kombëtar Maja Riniker dhe personalitete të tjera nga politika, shoqëria civile dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
«Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme. Dhe nuk duhet të ushqejmë iluzionin se ajo që ndodh atje nuk ka të bëjë me ne. Sepse, për aq kohë sa situata në Gaza nuk qetësohet, edhe tensionet tek ne nuk do të zvogëlohen».
Në fjalën saj përshëndetëse, Ministrja Baume-Schneider falënderoi Komisionin dhe anëtarët e saj për punën që bëjnë në mbrojtje të kohezionit social, të drejtave themelore dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve dhe bëri një lidhje në gjendjen e sotshme, ku mes tjerash thotë: «Racizmi po ndryshon: Tani fshihet pas termave që duken të padëmshëm, si ‘remigrimi’. Është i padukshëm në algoritmet që përcaktojnë se cilat media konsumojmë. Dhe shfaqet në diskriminim të heshtur në tregun e banesave, në tregun e punës dhe në arsim. Format e racizmit po ndryshojnë, por thelbi mbetet i njëjtë».
Një pjesë e polarizimit të shoqërisë dhe shfaqja e shtuar e racizmit ndaj myslimanëve dhe rritja e antisemitizmit lidhet edhe me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ajo apeloi të mos i mbyllim sytë nga ajo që po ndodhë në rripin e Gazës. «Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme. Dhe nuk duhet të ushqejmë iluzionin se ajo që ndodh atje nuk ka të bëjë me ne. Sepse, për aq kohë sa situata në Gaza nuk qetësohet, edhe tensionet tek ne nuk do të zvogëlohen».
Pas Ministers Baume-Schneider, në skenë u ftua edhe Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës, Maja Riniker, cila e pranoi Manifestin nga Kryetarja e Komisionit Ursula Schneider-Schüttel dhe në fjalimin e rastit ajo u zotua që këtë Manifest ta bart në Parlament, pra në vendin ku kjo temë duhet diskutuar dhe vendosur nga ligjvënësit e votuar nga populli.
Në përmbyllje të mbrëmjes me shfaqje artistike u paraqiten artistë dhe artiste të ndryshëm, të cilët në programin e tyre në forma të ndryshme i ndërlidhen temat me vrojtimet dhe përjetimet e tyre personale. SI akt i fundit festiv u pre torta e përgatitur me rastin e 30 vjetorit dhe anëtarët e tashëm dhe të mëparshëm të komisionit u falënderuan për punën e tyre me një duartrokitje të gatë nga pjesërmarrësit .
Rrjeti Këshillues për Viktimat e Racizmit ka dokumentuar dhe vlerësuar gjithsej 1211 raste të diskriminimit racist gjatë vitit 2024. Këtë vit numri i rasteve është rritur për 335 raste apo në gati 40 përqind më shumë se vitin 2023. Shumica e rasteve ndodhën në fushën e arsimit, në vendin e punës dhe në hapësirat publike. Më së shpeshti, ato kishin të bënin me armiqësi ndaj të huajve dhe racizëm ndaj njerëzve me ngjyrë. Gjithashtu u vu re një rritje e ndjeshme e rasteve të racizmit kundër myslimanëve ndërsa antisemitizmi (armiqësia ndaj çifutëve) mbeti në një nivel vazhdimisht të lartë.
Numri i rasteve të raportuara në rrjetin këshillues është në rritje të vazhdueshme, por rritja prej gati 40% në vitin 2024 është veçanërisht e dukshme. Kjo rritje është rezultat i ndërveprimit të disa faktorëve. Nga njëra anë, polarizimi i diskursit publik dhe ngjarjet gjeopolitike luajnë një rol. Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme lidhet edhe me faktin që shërbimet e këshillimoreve janë bërë më të njohura dhe personat e prekur kërkojnë ndihmë më shpejt në rastet kur janë të përballur me diskriminim të formave të ndryshme.
Shqetësuese është sidomos rritja e racizmit në shkolla
Nga fusha e arsimit – veçanërisht nga shkolla e obligueshme– edhe këtë vit u raportuan më së shumti raste (gjithsej 19% e të gjitha rasteve). Për shembull, një nënë raportoi se djali i saj ishte përjashtuar nga klasa, dhe në shkollë ishin shpalosur simbole të së djathtës ekstreme dhe simbole të përshëndetjes naziste. Me ndihmën e qendrës këshilluese, mësuesit dhe punonjësit socialë të shkollës reaguan dhe morën masa konkrete. Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në shkollë është një tregues i qartë se nevojitet më shumë punë ndërgjegjësuese për nxënësit, si dhe trajnime të vazhdueshme dhe masa parandaluese e ndërhyrëse për mësuesit. Shkolla duhet të jetë një vend i sigurt për të gjithë.
Armiqësia ndaj të huajve në vendin e punës
Motivet më të shpeshta të diskriminimit mbeten ksenofobia (armiqësia ndaj të huajve) me 426 raportime (35% e të gjitha rasteve) dhe racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë me 368 raportime (30% e rasteve). Ksenofobia u raportua më së shumti në lidhje me vendin e punës, ndërsa rastet e racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë ndodhën më së shumti në shkollën e detyrueshme. Racizmi antimusliman pati rritjen më të madhe krahasuar me vitin e kaluar, me 209 raste, që përbëjnë 17% të rasteve totale. Antisemitizmi mbeti në një nivel të lartë me 66 raste.
Duhen masa nga të gjitha institucionet dhe shoqëria
Përjetimet e racizmit shkaktojnë shumë vuajtje tek të prekurit dhe në rastin më të keq mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore. Ato gjithashtu çojnë në humbje të besimit ndaj institucioneve dhe bashkëqytetarëve. Racizmi përbën kështu një rrezik për kohezionin shoqëror dhe duhet të njihet dhe luftohet nga e gjithë shoqëria. Raste të racizmit duhet të merren seriozisht dhe të analizohen, në mënyrë që të zhvillohen dhe zbatohen masa për të gjitha institucionet dhe fushat e jetës.
Shkarkimi i raportit
Raporti mund të shkarkohet dhe porositet në gjuhën gjermane, frënge dhe italiane në: www.network-racism.ch ose në: Rrjeti Këshillues për Viktimat e Racizmit, Tel. 031 302 01 61, beratungsnetz@humanrights.ch.
Interview mit Hilmi Gashi, Bereichsleiter Interessengruppen der Unia
von Imran Sariaslan
Horizonte: Hilmi Gashi, du hast im November letzten Jahres an der Fachtagung zum Thema Fachkräftemangel und Migration an der ETH Zürich teilgenommen. Im Workshop, an dem du teilgenommen hast, wurde über die Jungen und Migrant: innen gesprochen. Was sind deiner Meinung nach die grössten Herausforderungen, denen Migrant:innen auf dem Schweizer Arbeitsmarkt gegenüberstehen?
Hilmi Gashi: Eine der grössten Herausforderungen ist zweifellos die strukturelle Diskriminierung, mit der viele Migrant:innen konfrontiert sind. Angefangen von Zugangshürden bis hin zu Hindernissen bei der Arbeit und in der Karriere. Es gibt leider eine Herangehensweise vieler Arbeitgeber:innen, die nicht die Fähigkeiten und Erfahrungen der Bewerber:innen berücksichtigen, sondern sich eher auf das konzentrieren, was sie möglicherweise noch nicht können. Rosita Fibbi von der Uni Neuchâtel brachte dies treffend auf den Punkt, indem sie von einer „Herkunftshierarchie“ sprach. Je nach Herkunftsland ist es oft schwieriger, eine qualifizierte Arbeitsstelle zu finden.
Horizonte: Welche konkreten Massnahmen wurden auf der Tagung diskutiert, um diese Herausforderungen anzugehen und die Integration von Migrant:innen zu verbessern?
Hilmi Gashi: Wir haben verschiedene Massnahmen besprochen, um die gleichberechtigte Teilhabe von Migrant:innen zu fördern und ihre Diskriminierung auf dem Arbeitsmarkt zu überwinden. Dazu gehört zum Beispiel der Abbau von strukturellen Hürden, sowohl rechtlicher als auch gesellschaftlicher Natur. Es ist wichtig, dass die mitgebrachten Qualifikationen, Fertigkeiten und Erfahrungen von Migrant:innen anerkannt und gefördert werden. Es braucht eine unbürokratische Anerkennung ausländischer Diplome. Dann die Berücksichtigung dieser Qualifikationen in den Gesamtarbeitsverträgen. Sie wären Lohnrelevant und würden eine Hürde weniger auf die weitere Karriere darstellen.
Horizonte: Du hast auch die Situation der Jugendlichen angesprochen. Warum ist es deiner Meinung nach wichtig, dass Jugendliche besser bei der Berufswahl und während der Lehre unterstützt werden?
Hilmi Gashi: Jugendliche spielen eine entscheidende Rolle bei der Bewältigung des Fachkräftemangels, aber viele von ihnen entscheiden sich aufgrund von schlechten Arbeits- und Lohnbedingungen gegen eine Lehre oder einen bestimmten Beruf. Es ist dringend notwendig, Jugendlichen mehr Wertschätzung entgegenzubringen, beispielsweise durch attraktivere Löhne. Die Lehre sollte auch als Lernen verstanden werden und nicht nur als reine produktive Arbeit. Jugendliche müssten während ihrer Ausbildung unterstützt werden, damit sie ihr volles Potenzial entfalten können. Sie müssen aber auch von Ausbeutung, Mobbing, sexueller Belästigung geschützt werden. Gesundheitsschutz und Arbeitssicherheit spielen in diesem Alter auch eine ganz wichtige Rolle.
Horizonte: Du hast konkrete Massnahmen zur Integration von Migrant:innen und zur Verbesserung der Situation von Jugendlichen vorgeschlagen. Welche Rolle spielt die Unia im Hinblick auf diese Aspekte?
Hilmi Gashi: Die Unia spielt eine entscheidende Rolle bei der Vertretung der Rechte und Interessen der Arbeitnehmenden, unabhängig von ihrer Herkunft. Wir setzen uns aktiv für die Bekämpfung von Rassismus, sexueller Belästigung und Mobbing am Arbeitsplatz ein. Darüber hinaus kämpfen wir dafür, dass Migrant:innen bessere Integrationsmöglichkeiten erhalten und dass ihre Potenziale frühzeitig erkannt und gefördert werden. Durch unsere Arbeit streben wir eine inklusive und gerechte Arbeitswelt an, in der jeder die gleichen Chancen hat, unabhängig von der Herkunft.
Intervistë me Hilmi Gashin, drejtues i grupeve të interesit në Unia
Hilmi Gashi, ti në nëntorin e vitit të kaluar ke marrë pjesë në konferencën mbi temën e mungesës së fuqisë punëtore profesionale dhe migracionit në ETH të Cyrihut. Në punëtorinë, në të cilën ti ke marrë pjesë, është biseduar për rininë dhe migrantët. Sipas mendimit tënd, cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen migrantët në tregun zviceran të punës?
Një nga sfidat më të mëdha është padyshim diskriminimi strukturor me të cilin përballen shumë migrantë. Filluar nga barrierat tek qasja deri tek pengesat në punë dhe në karrierë. Për fat të keq, ekziston një mënyrë qasjeje nga shumë punëdhënës të cilët nuk marrin parasysh aftësitë dhe përvojën e aplikantëve, por përkundrazi përqendrohen në atë që mund të mos jenë ende në gjendje të bëjnë. Rosita Fibbi nga Universiteti i Neuchâtel-it i ra pikës kur foli për një „hierarki të origjinës“. Varësisht nga vendi i origjinës është shpesh e vështirë të gjesh një punë të kualifikuar.
Cilat masa konkrete u diskutuan në konferencë për të adresuar këto sfida dhe për të përmirësuar integrimin e migrantëve?
Ne biseduam masa të ndryshme për të promovuar pjesëmarrjen e barabartë të migrantëve dhe për të kapërcyer diskriminimin në tregun e punës. Kjo përfshin, për shembull, reduktimin e pengesave strukturore, si atyre ligjore ashtu edhe atyre të natyrës shoqërore. Është e rëndësishme që kualifikimet, aftësitë dhe përvoja që sjellin migrantët me vete të njihen dhe të promovohen. Ka nevojë për njohje joburokratike të diplomave të huaja. Pastaj marrja parasysh e këtyre kualifikimeve në kontratat kolektive të punës. Ato do të ishin të rëndësishme për pagat dhe do të paraqiste një pengesë më pak për karrierën në të ardhmen.
Ti e ke tematizuar gjithashtu edhe situatën e të rinjve. Pse sipas mendimit tënd është e rëndësishme që të rinjtë të mbështeten më mirë në zgjedhjen e profesionit edhe gjatë aftësimit profesional të tyre?
Të rinjtë luajnë një rol vendimtar në përballimin e mungesës së fuqisë profesionale të punës, por shumë prej tyre për shkak të kushteve të këqija të punës dhe pagave zgjedhin të mos ndjekin një profesion apo mësim zejeje të caktuar. Është urgjentisht e nevojshme që të rinjtë të çmohen e të vlerësohen më shumë, p.sh. përmes pagave më tërheqëse. Nxënia e zejes duhet kuptuar gjithashtu si mësim dhe jo vetëm si punë e pastër produktive. Të rinjtë duhet që gjatë trajnimit të tyre të mbështeten në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë. Mirëpo ata gjithashtu duhet të mbrohen nga shfrytëzimi, mobingu dhe ngacmimi seksual. Mbrojtja e shëndetit dhe siguria në punë gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë moshë.
Ti ke sugjeruar masa konkrete për integrimin e migrantëve dhe përmirësimin e situatës së të rinjve. Çfarë roli luan Unia në lidhje me këto aspekte?
Unia luan një rol vendimtar në përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të punëmarrësve, pavarësisht nga origjina e tyre. Ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive për të luftuar racizmin, ngacmimin seksual dhe mobingun në vendin e punës. Përveç kësaj, ne po luftojmë për të siguruar që migrantëve t’u jepen mundësi më të mira integrimi dhe që potenciali i tyre të njihet dhe promovohet në një fazë të hershme. Nëpërmjet punës sonë, ne përpiqemi për një botë pune gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, në të cilën të gjithë kanë të njëjtat mundësi, pavarësisht nga prejardhja e tyre.
Im Heft 59 des Widerspruch zu Integration und Menschenrechte, finden sich Texte zur Migration, Islam, Leitkultur; Integrationsdiskurse, Citoyenneté, Interkultur, Härtefallpraxis, Grundrechte; Einbürgerung, Second@s, Gewerkschaften; Sarrazin-Debatte, Sozialstaat und Desintegration; Kopftuch- und Burkaverbot, Neo-Rassismus. In dieser Ausgaben habe ich einen Text zu den Herausforderungen der Migration für die Gewerkschaften. Auch beim erneutem Lesen, sehe ich wie die Herausforderungen bestehen und aktuell sind. Jetzt, mehr denn je, sind wir als Gewerkschaften gefordert, einen gegendiskurs zu schärfen und beherzter gegen Hetze udn Spaltung zu engagieren.