
Ngritja e vazhdueshme e qirave rëndon buxhetin e qytetarëve në Zvicër. Mesatarisht shpenzimet për banim janë rritur për 19%. Në qendrat urbane është gati e pamundshme për të gjetur banesë me çmim të përballueshëm. Iniciativa për “më shumë banesa me çmime të përballueshme” synon të ndaloj spekulimet me patundshmëri dhe banim me çmime të përballueshme.
Së pari një shënim personal. Në vitin 2013 kam ndërruar banesën, në të cilën kam banuar 21 vite. Çmimi i banesës në qendër të Bernës ka qenë i arsyeshëm. Me largimin tonë nga kjo banesë, ajo u meremetua. Pjesërisht me ndihmën e financave publike. Kjo banesë pastaj është dhënë në qira me një çmim shumë më të larte, se sa që kemi paguar ne. Tash kjo banesë kushton 1000 franga më shumë...
Mehr