Editorial

Të dielën në mëngjes, në ditën e votimit për pension të 13 të pleqërisë, më erdhi një mesazh i një kolegu, i cili gjithashtu është natyralizuar si unë: «A do të fitojmë?». Në përgjigjen time doja të tregoja optimizëm, por edhe t’i jepja kurajë vetvetes dhe u përgjigja: «Nuk e di, por rezultati do të jetë pozitiv». Me pastaj më dërgon një foto, ku shihet ai duke hedhur në kutinë e postës zarfin e votimit.

Kjo fotografi dhe pyetja «A do të fitojmë”, flasin shumë për rëndësinë që ka pas ky votim për njerëzit në Zvicër dhe tregon për angazhimin e madh të kolegeve dhe kolegëve me sfond të migracionit, që ky rezultat të arrihet. Aktivistet dhe aktivistët e Unia kanë shpërnda materialë dhe kanë biseduar me njerëzit në vend të punës, në xhami dhe kisha, nëpër festa familjare dhe të shoqatave të tyre. Në mediat sociale dhe WhatsApp janë shpërndarë vazhdimisht foto dhe video nga aktivitetet. Kjo më bënte optimist, se do të fitojmë.

Mesazhi i dytë prej kolegut erdhi mu atë ditë në ora 13:01 «Urime rezultati. Faleminderit për punë tande».

Në këtë moment shumë prej nesh kemi kuptuar, se kemi arritur diçka të pabesueshme. Më 3 mars ne së bashku  shkruam një pjesë të historisë. Është thjeshtë diçka e mrekullueshme. Faleminderit aktiviste dhe aktivist për punën tuaj të palodhshme. Forca jonë qëndron në veprimin kolektiv dhe solidar. Ne do të vazhdojmë kështu sepse së shpejti do të mund të luftomë shkurtimet e Pensioneve nga arkat e pensionit BVG/LPP. Me të njëjtin përkushtim, fuqi dhe vullnet do të  dalim me sukses edhe në etapën e ardhshme për pensione më të mira dhe rritje të fuqisë blerëse.

Hilmi Gashi

Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni