Premitë e Arkave shëndetësore ngarkojnë buxhetin e familjeve

Me 9 qershor 2024 qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote do të votojnë për nismën popullore „Maksimalisht 10% e të ardhurave për premitë e Arkave shëndetësore – nisma lehtësuese e premive“. Ajo kërkon, që të siguruarit më së shumti 10 përqind prej të ardhurave të tyre ti shpenzojnë për premitë. Federata dhe kantonet duhet të rrisin lirimin e premive.

Premitë e Arkave shëndetësore rriten e rriten. Në 20 vitet e fundit ato janë dyfishuar. Premitë për një pjesë të madhe të popullatës paraqesin një ngarkesë në rritje. Jo rrallë, njerëzit e shtresës së mesme hyjnë shpesh në borxhe, pasi që nuk mund ti paguajnë premitë e Arkave shëndetësore. Të prekurit lajmërohen tek këshillimorja e borxheve.  Atje ata marrin këshilla për të rritur franshizën, për të qenë premia mujore më e vogël. Kjo ia vlen përderisa njeriu është shëndosh dhe kur nuk ka nevojë shumë për trajtim mjekësor. Mirëpo, nëse vjen deri tek një problem serioz shëndetësor, të siguruarit i duhet që të paguaj vet franshizën prej 2500 frangave.  Në një rast të tillë ky person krahas problemit shëndetësor përballet gjithashtu edhe me probleme financiare. Për të ndërruar Arkën shëndetësore dhe për të gjetur një „më të lirë“, nuk është edhe aq e lehtë. Ndërrimi i Arkës shëndetësore është i mundur, vetëm nëse nuk ka premi të hapura. Përmes nismës lehtësuese të premive ne ndalim këtë zhvillim. Prandaj ne i themi PO nismës lehtësuese të premive me 9 qershor.

Punëmarrësit me të ardhura normale nuk mund ti paguajnë premitë

Premitë e Arkave shëndetësore janë duke eksploduar. Punëmarrësit me paga normale nuk mund ti paguajnë më premitë. Për familjet apo të moshuarit është tejkaluar kufiri i dhimbjes së përballueshme financiare. Nisma lehtësuese e premive krijon lehtësimin e nevojshëm urgjent. Me këtë premitë do të mbulohen si më poshtë: Askujt nuk do i duhet të paguajë më shumë se 10 përqind e të ardhurave që disponon.

Mbështeteni nismën, shkoni të votoni dhe motivoni migrantët me të drejtë vote, që ata gjithashtu të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë për nismën.

Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni