Pjesëmarrje për migrantët dhe të rinjtë: Wil-i bëhet me demokratik

Më 28 shkurt 2016 me pjesëmarrje votuese prej 47,7%, pra me 5320 kundrejt 712 votave u aprovua mjaftë qartazi “Kushtetuta” e re e qytetit Wil/SG (të Kantonit St. Galen). Përmes rregullores  rishtazi  u mundësohet personave pa të drejtë vote e drejta që parlamentit të qytetit ti drejtojnë kërkesa e parashtresa. 

shkruan Arbër Bullakaj

Qysh më herët nga mesi i popullatës u shpreh dëshira për pjesëmarrje në jetën politike. Shoqata FAIR Wil atëkohë pati nisur një peticion për pjesëmarrje të migrantëve dhe të rinjve, me ç ‘rast u grumbulluan mbi 300 nënshkrime. Kjo i mjaftoi ekzekutivit të qytetit dhe komisionit paraprak këshillues për nevojën e veprimit.

Rregullorja e participimit në ndërkohë u përgatitë dhe u trajtua në mbledhjen e fundit të parlamentit të datës 2 mars 2017.Kjo në thelb përmban të drejtën ligjore të parashtresës për të rinjtë nën moshën 18 vjeç (Mocionet e të rinjve) dhe personave pa shtetësi zvicerane (Mocionet e migrantëve) . Mocionet do të miratohen paraprakisht nga zyra ligjore e qytetit dhe do ti dërgohet më tej kryesisë së parlamentit për  tua shpërndarë parlamentarëve para shqyrtimit.  Për një mocion të tillë nevojiten 10 nënshkrime të personave që jetojnë në Wil.

Që pengesat të janë vogla, është me rëndësi elementare, për tu shfrytëzuar aktivisht kjo mundësi. Pengesat nuk duhet të jenë frenuese. Ligji i ri  duhet të shërbejë si ftesë për sa më shumë pjesëmarrje.  Të gjithë do të përfitojnë nga idetë dhe qytetarët e rinj e të reja, të cilët identifikohen me qytetin, të cilin e shohin edhe si  të tyrin.

Partitë borgjeze me pozicione konservative

Se këtu mund të shihet diç negative është e vështirë e kuptueshme për dashamirët e demokracisë. Kështu zërat nga radhët e SVP (Partisë Popullore të Zvicrës) dhe GLP (Partisë Liberale të Gjelbër) , që flisnin për  “parapëlqim” ishin vështirë të përtypshme.  Kjo edhe për arsye se kundërshtimi i tyre kishte të bënte me justifikime e frikësim dhe fakte alternative të paqena.  Ndërsa FDP (Partia Liberale) donte të rriste pengesat përsëritshëm, pa mundur që të arsyetonte një gjë të tillë.  “Kushdo që në gjërat e qytetit nuk merr pjesë, nuk është i heshtur, por një qytetar  i keq”. Kështu thoshte moti politikani i vjetër grek Perikles, qysh 500 para erës sonë. Për shkak të ngjarjeve të fundit partitë SVP, GLP dhe pjesë të FDP do tu duhej vërtetë tu shtrohej pyetja se çfarë qytetarësh dhe parlamentarësh janë ata, që furishëm duan të pengojnë pjesëmarrjen aktive – dhe atë 2500 vjet më vonë.

Ndërsa në frontin progresiv aprovimi i rregullores ishte qartësisht i perceptueshëm. Nga ana e SP (Partisë Socialdemokrate), Partisë së Gjelbër deh CVP (Partisë Popullore Krishtere)  shiheshin përparësi të mëdha të kësaj rregulloreje, andaj edhe e mbrojtën atë deri në fund. Në fund Parlamenti i qytetit e aprovoj qartazi Rregulloren me 24 vota për dhe 10 kundër, me një abstenim. Kundërshtuesit e demokracisë edhe përkundër justifikimeve dhe taktikave frikësuese nuk patën asnjë shans.

Mundësia e pjesëmarrjes në jetën politike është pasurim për demokracinë

Ky sukses paraqet fitore të madhe demokratike për Wil-in ashtu edhe vlerësim meritor karshi rinisë dhe migrantëve tanë. Rininë që paraqet  të ardhmen tonë dhe të cilën ne për këtë duhet ta përgatisim sa më mirë që është e mundur.  Migrantët që kontribuojnë aq shumë për ne dhe të cilët si gjithë të tjerët paguajnë taksat tona. Kështu at financojnë rrugët, shkollat, dhe subvencionet në bujqësi, mëditjet dhe pagat të politikanëve  dhe shumëçka tjetër. Kontribuojnë shumë dhe nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Për të dyja grupet aprovimi i rregullores për pjesëmarrje paraqet vlerësim meritor dhe reduktim të deficitit demokratik. Unë i gëzohem shumë  qysh tani ideve interesante përmes parashtresave dhe mocioneve, të cilat tanimë mundësohen.

Politika është pjesërisht përzierje mes pengesave dhe vrapimit maratonik. është e dominuar nga lufta e pandërprerë dhe tërheqja, gjë që harxhon energji. Megjithatë, pas një nate të tillë, kënaqësia është shumë më e madhe se çdo gurë pengues në rrugë.Pas një mbrëmje të tillë bëhet përsëri e qartë se sa i nevojiten popullatës njerëzit, të cilët angazhohen për më shumë drejtësi sociale! Edhe një herë bëhet e qartë se sa e rëndësishme është  motoja e jetuar e PS (Partisë Socialdemokrate): „Për të gjithë në vend se për një pakice“ për njerëzit e Wil-it, e kantonit St. Gallen dhe në të gjithë Zvicrën. Më bën krenar fakti i të qënurit pjesë aktive e tërë kësaj.

Autori i shkrimit Arbër Bullakaj është i lindur në Kosovë dhe jeton në qytetin Wil, të Kantonit Sankt Gallen ku është zgjedhur edhe si deputet në   kuvendin   komunal. Ky politikan me përvojë, përkundër moshës së re, anëtarë i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, ka ambicie dhe shanse reale për të arritur suksese edhe në nivelin nacional. Arbër Bullakaj në zgjedhjet e fundit nacionale ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët shqiptarë, jo vetëm në listë të PS por në përgjithësi.  Përveç punës si biznesmen i pavarur, Arbër Bullakaj është aktiv nё Grupin integrues FAIR Wil, tё cilin ai e ka qenë bashkëthemelues. FAIR WIL qëndron për Dhomën e Integrimit për Grupet e Pavarura në Wil dhe ndërkohë ka mbi 110 anëtarë dhe mbi 15 ndihmës dhe vullnetarë. Arbëri është zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokrate në Kantonin St. Gallen dhe gjithashtu edhe iniciuesi dhe themeluesi i seksionit të Socialdemokratëve migrantë për Kantonin St. Gallen. më shumë informacione për autorin: http://www.bullakaj.me


Java kundër racizmit dhe ksenofobisë në Bernë

„Unë nuk jam racist apo raciste, por …“: kur një fjali fillon kështu, atëherë pa përjashtim pason një deklaratë ksenofobe dhe raciste. Java a Aksionit kundër Racizmit e Qytetit të Bernës mbahet prej sot 21 mars nën këtë titull dhe fton për diskutime, debate dhe përzierje konstruktive në këtë temë.

nga Hilmi Gashi

Diskutime të cilat fillojnë me këtë fjali hyrës nuk përfundojnë mirë. Për këtë arsye parashtrohet pyetja, pse fillohet një bisedë apo mendim me këto fjalë hyrëse? Vallë për tu arsyetuar për atë që do të pasojë?

Unë nuk jam racist, por….si mënyrë e distancimit prej rrymave ksenofobe

Këtë fenomen e hasim në mediat sociale, jetën e përditshme, në rrethin tonë shoqëror, miqësorë dhe në vend të punës. Nëse dëgjojmë me vëmendje bisedimet, atëherë shpesh pas fjalisë “nuk jam racist apo nuk jam raciste, por…pason një deklaratë raciste dhe ksenofobe. Si duket kjo fjali hyrëse bëhet vetëm për të zbutur sulmin e mundshëm pas deklaratës raciste, sepse, sipas folësit deklarata që e jep në këtë moment nuk bëhet për motive raciste, por bazohet në përvoja personale apo të tjerëve, vrojtimeve objektive apo dijes së marrë nga burime të ndryshme. Me këtë, folësi e bën një distancim nga deklarimet raciste dhe ksenofobe të qarqeve të njohura, në të cilat ksenofobia dhe racizmi janë prezentë në diskursin e tyre social dhe politik dhe urrejtjen ndaj të huajve e kanë program. Së fundi ai apo ajo nuk do të identifikohet apo të radhitet në të njëjtën kategori me këto grupe ksenofobe.

Nuk ka  “POR” në Bernë

Si të përballemi me këto thënie, të cilat nuk janë të deklaruara si raciste dhe shpesh vijnë të mbuluara me pëlhurën e objektivitetit? A e përdorim këtë fjali hyrëse për t’i ikur ballafaqimit me faktin se kemi mendime raciste dhe ksenofobe? Tregojmë me gisht në drejtim të të tjerëve, por e kapim vetveten me mendime të tilla të llojit me fjali hyrëse “POR”?
Manifestimet, shfaqjet dhe aksionet e ndryshme kreative gjatë “Javës kundër racizmit” dhe fushata përcjellëse e bëjnë temë dhe ballafaqohen me këto pyetje dhe tema, Njëkohësisht edhe dërgojnë mesazhin: “Nuk ka POR në Bernë”.

Nuk ka “POR” për racizmin e dukshëm dhe real, por edhe nuk ka “POR” për racizmin, i cili fshihet prapa korrektësisë politike.

Çka është java kundër racizmit?

Me javën e aksionit kundër racizmit, qyteti i Bernës vë një shenjë të fortë kundër racizmit. Në këtë javë organizatave të ndryshme u mundësohet një platformë për angazhimin e tyre konkret kundër racizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve. Këto organizata angazhohen me idetë dhe projektet e tyre në Javën e Aksionit kundër Racizmit dhe për këtë angazhim kanë mbështetjen e qytetit. Popullsia sensibilizohet në temën e prezencës së racizmit dhe diskriminimit në jetën e përditshme dhe ftohet të marrë pjesë në debate të shumta.

Jave Kundër Racizmit në Bernë ka një traditë 7 vjeçare dhe fillon gjithmonë më 21 mars, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit.

Programin dhe më shumë informacione i gjeni këtu: www.berngegenrassismus.ch

Osman Osmani zgjidhet në Drejtori të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës

Grupi i migrantëve brenda Partisë Socialdemokrate (PS) i ka dhënë besimin Osmanit Osmanit, ta përfaqësoj këtë strukturë të rëndësishme në drejtorinë udhëheqëse të partisë së dytë nga madhësia në Zvicër. Ky besim është edhe rezultat i punës së palodhshme të Osman Osmanit, i cili edhe ka qenë nismëtar dhe ideator për themelimin e Strukturës së Migrantëve në PS.

nga Hilmi Gashi

Në kuvendin e përgjithshëm të socialdemokratëve migrantë të Zvicrës, të mbajtur në Bernë në mesin e muajit shkurt u bënë edhe zgjedhjet për Delegatë në organet më të larta të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Padyshim se lajmi më i mirë këtë ditë ishte zgjedhja e Osman Osmanit në Drejtorinë e Partisë Socialdemokrate, ku ai së bashku me Françoise Bassand, do t’i përfaqësoj interesat e migrantëve në strukturën udhëheqëse të partisë. Konkurrenca për këtë vend me rëndësi ishte e konsiderueshme. Delegatët ia dhanë besimin Osman Osmanit në raundin e parë të zgjedhjeve dhe kjo flet shumë për punën, angazhimin dhe profilin politik të tij. Në mesin e të zgjedhurve në organet e ndryshme partiake janë edhe shumë shqiptarë, të cilët fituan besimin e delegatëve për t’i prezantuar Migrantët në organet e larta të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Ervin Sheu nga Kantoni Vaud dhe Urim Deva dhe Kosta Papa, të dy pa pasaportë zvicërane- nga Kantoni i Bazelit u zgjodhën delegatë për Kongresin e PS. Florim Kadriu nga Kantoni i Aargaut do t’i përfaqësoj interesat e migrantëve në Kuvendin e delegatëve.

Fuqizimi i migrantëve brenda dhe jashtë Partisë Socialdemokrate

Për shkak të angazhimit të saj social dhe qëndrimit progresiv në temat shoqërore dhe për të drejtat e të huajve, Partia Socialdemokrate (PS) ka një imazh të mirë dhe për këte arsye edhe shumë simaptizues dhe anëtarë nga radhët e migrantëve në Zvicër. Përkundër numrit të madh të anëtarëve, përfaqësimi i migrantëve në strukturat dhe organet e Partisë ka qenë i pamjaftueshëm. Me projektin e nisur në vitin 2012 për formimin e grupit të migrantëve socialdemokrat “SP-MigrantInnen/ PS Migrant-e-s” është ndërmarr një hap i rëndësishëm në fuqizimin e migrantëve brenda Partisë dhe në nxitjen e bashkëpunimit me strukturat ekzistuese në Parti. Themelimit të kësaj strukture i ka parapri puna mbi njëvjeçare në pilot-projektin e iniciuar dhe udhëhequr nga deputeti i parë me prejardhje shqiptare në Zvicër në parlamentin e Kantonit Schaffhausen, Osman Osmani. Sipas tij ai ka gëzuar edhe mbështetjen e fortë nga Peter Hug, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare i PS. Njohja e kësaj strukture u bë në dhjetor të vitit 2016 në Kongresi i PS. Me këtë edhe është hapur udha për përfaqësimin e kësaj strukture në organet strategjike dhe ekzekutive të Partisë Socialdemokrate.

Të flasësh aty, ku sillen vendimet e rëndësishme

Drejtoria e partisë, e përbërë prej 24 përfaqësuesve të kryesisë, grupeve statutore dhe atyre të interesit është organ qeverisës. Drejtoria udhëheqëse takohet një herë në muaj dhe trajton temat aktuale politike dhe merr qëndrime për to. Pra ka një rol shumë të madh në sjelljen e vendimeve konkrete politike. “Të flasësh aty, ku sillen vendime të rëndësishme është përgjegjësi dhe obligim dhe në të njëjtën kohë edhe fuqizim i migrantëve”, është i bindur Osmani. Një prej sfidave të tij dhe koleges së Osmanit, Françoise Bassand pa dyshim është futja e politikanëve me sfond të migracionit nëpër lista zgjedhore për parlament dhe poste qeverisëse. Shpresat më të mëdha nga komuniteti shqiptar Osmani i ka te Arbër Bullakaj, deputet në qytetin e Wil të Sankt Gallenit. “Arbër Bullakaj në zgjedhjet e fundit nacionale ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët shqiptarë, jo vetëm në listë të PS por në përgjithësi”. Përveç punës si biznesmen i pavarur, Arbër Bullakaj është zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokrate tё Kantonit St. Gallen dhe gjithashtu edhe iniciuesi dhe themeluesi i seksionit të socialdemokratëve migrantë për Kantonin St. Gallen.

Marrje përgjegjësie dhe përfaqësim interesash

“Edhe migrantët duhet të marrin pjesën e përgjegjësisë që u takon mbi vete dhe ta japin kontributin e tyre politik”, është i bindur Osman Osmani. Sipas tij, popullata e ardhur në Zvicër është në një gjendje specifike, me preokupime dhe nevoja të veçanta. Migrantët duhet të angazhohen vetë më fuqishëm për çështjet që u përkasin atyre”, thotë ai.

Formimi i strukturës së migrantëve brenda Partisë socialdemokrate ka lindur edhe nga përvoja e fituar në strukturat e partisë, sidomos nga përfaqësimi i fortë i grupeve të interesit të grave, të rinjve dhe pensionistëve në Parti. Osman Osmani kurrë nuk pushon duke thënë, se “nëse ne preokupimet dhe nevojat e veçanta të migrantëve duam t’i marrim seriozisht dhe të punojmë politikisht, na nevojiten struktura analoge sikur tek të rinjtë, gratë dhe pensionistët”. Pesha politike e grupit nuk varet vetëm nga idetë dhe projektet konkrete, por edhe nga numri i njerëzve të organizuar dhe aktiv në politikë dhe në zhvillimin e demokracisë brenda partisë dhe në shoqëri. Andaj, sipas Osmanit, hapat ardhshëm do të jetë informimi i drejtë i migrantëve mbi mundësitë të cilat i kanë ata në proceset vendimprurës në të gjitha nivelet. “Ne do tu japim kurajë atyre dhe do ti përgatisim të angazhohen në organizata dhe shoqata jashtë Partisë, qoftë kjo në shoqatë lagjeje apo ndonjë trup këshillëdhënës, për të cilat nuk ka nevojë të posedohet e drejta e votës”.

Urë lidhëse me partitë e vendeve të prejardhjes

Një synim tjetër me rëndësi i këtij angazhimi është edhe luajtja e rolit të një ure lidhëse mes Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes së migrantëve mes bashkëpunimit me partitë simotra nga vendet e prejardhjes së migrantëve. “Unë konsideroj të rëndësishme mundësimin e transferimin dhe shkëmbimit të njohurive mes vendin amë të shumë migrantëve të këtushëm dhe të Zvicrës. Ne kemi mësuar aq shumë gjëra për institucionet demokratike, gjë që duam ta ndërmjetësojmë më tej. Dhe unë jam i bindur se ka gjëra, të cilat zviceranët mund ti mësojnë nga njerëzit e vendeve tjera. Procesi i të mësuarit është atëherë i mirë, kur është i ndërsjellët dhe kur mundësohet shkëmbimi i gjallë mes të gjithë të përfshirëve në proces” shprehet optimist Osman Osmani. Elani dhe qëndrimi i tij parimor dhe së fundi edhe zgjedhja e tij në Organin më të lartë të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës i jep të drejtë.

Për më shumë informacione shihni lidhjen: https://www.sp-ps.ch/de/partei/sozialdemokratische-bewegung/sp-migrantinnen/beitreten

Autori, Hilmi Gashi, është Koordinator i Komitetit mbipartiak shqiptaro-zviceranë

Portreti i Socialdemokratëve Shqiptaro-Zviceranë

Shqiptarët me bindje socialdemokrate dhe të majtë, përmes strukturës së veçantë të migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate, angazhohen për pjesëmarrjen e gjithanshme në rrjedhat politike në vendin pritës dhe njëherazi edhe në vendet amë ku me përvojat dhe potencialet e tyre mund të kontribuojnë për zhvillimin e gjithanshëm të vendeve amë. “Shqiptaro-zviceranët parapëlqejnë angazhimin në PS edhe për shkak të qëndrimit dashamirës të këtij subjekti dhe angazhimin e tij për të gjithë njerëzit në Zvicër” thotë Osman Osmani kur flet për angazhimin e shqiptarëve në Partinë Socialdemokratike.

Tanimë nëpër shumë qytete e kantone të Zvicrës shqiptarët janë të angazhuar në PS, mbajnë poste në organet e strukturat e partisë, ushtrojnë mandate politike kryesisht në parlamente të nivelit komunal dhe kantonal.

Në zgjedhjet për parlamentin nacional të vitit 2015 kanë kandiduar edhe një numër i madh i shqiptarëve. Edhe përkundër rezultateve të mira të votave, mjerisht nuk është arritur që ky komunitet shumë aktiv të ketë një deputet nacional nga rradhët e veta.

Rezultatin më të mirë në zgjedhjet nacionale ka arritur Arbër Bullakaj, deputet i Parlamentit tё Qytetit Will/ SG dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokrate tё Kantonit St. Gallen. Përveç punës si biznesmen i pavarur, ai gjithashtu është aktiv nё Grupin integrues FAIR Wil, tё cilin ai e ka bashkёthemeluar. FAIR WIL qëndron për Dhomën e Integrimit për Grupet e Pavarura në Wil dhe ndërkohë ka mbi 80 anëtarë dhe mbi 15 ndihmës dhe vullnetarë. Arbëri është gjithashtu edhe iniciuesi dhe themeluesi i seksionit të socialdemokratëve migrantë për Kantonin St. Gallen.

Arritja e mandateve me rëndësi si sfidë politike për komunitetin shqiptar

Ky synim bashkë me arritjen e mandateve në ekzekutiv mbeten ndër sfidat më të mëdha për organizimin dhe pjesëmarrjen politike të shqiptaro-zviceranëve. Për arritjen e këtij qëllimi është duke u punuar me shumë seriozitet dhe profesionalizëm në krijimin e strukturave gjegjëse. Në ndërkohë janë krijuar para-struktura të socialdemokratëve shqiptaro-zviceranë nëpër regjione të ndryshme të Zvicrës, si fjala bie në dy Bazelet, në Aargau në Schaffhausen, në St. Gallen dhe pritet avancim edhe nëpër regjionet tjera. Kontributi i socialdemokratëve shqiptaro-zviceranë shihet më së miri tek votimet federale në Zvicër kundër iniciativave ksenofobe për “zbatimin e dëbimit” dhe atyre zhvatëse siç ishte ajo kundër “reformës tatimore të korporatave”, për parashtresat në të mirë të përgjithshme si ajo “për lehtësimin e natyralizimit të gjeneratës së tretë” si dhe me rastin e zgjedhjeve komunale, kantonale e nacionale. Rritja e elektoratit që kanë votuar për PS është tregues i mirë i këtij angazhimi të të rinjve shqiptar në PS. Zgjedhjet e fundit janë vetëm vazhdimësi e këtij suksesi. Këtu duhet të veçohen kantonet përmendura më lartë si Bazel, Aargau, St. Gallen dhe Schaffhausen ku është rritur dukshëm përqindja dhe numri i personave që kanë votuar për PS-në. “Këto të arritura janë fryt i angazhimit dhe punës së palodhshme të bashkëkombëseve dhe kolegëve Urim Deva dhe Kosta Papa në Bazel, që të dy aktiv dhe të zgjedhur si delegat të socialdemokratëve migrantë ë organet më të larta të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, edhe pse nuk aknë shtetësi zvicerane. Pastaj në Aargau kemi veprimtarin e mirënjohur Florim Kadriun e të riun mjaft aktiv Mark Kçira, të cilët gjithashtu janë zgjedhur delegat të socialdemokratëve migrantë në organet më të larta të PS-së”, shprehet i knaqur Osman Osmani. Sipas tij, sfidë mbetet krijimi i (para)strukturave të socialdemokratëve shqiptaro-zviceranë edhe në regjionet tjera të Zvicrës. Socialdemokratët shqiptari-zviceranë që janë duke funksionuar aktivisht janë në dispozicion për të mbështetur krijimin e tyre edhe në regjionet tjera.

Eine Geschichte aus dem Oberwallis?

Eine Geschichte aus dem Oberwallis?

von Ueli Leuenberger

Es geschah in einem kleinen Dorf im Oberwallis. Im kleinen Weiler oberhalb des Dorfes, wurde schon zum dritten aufeinander folgenden Tag ein Mann beobachtet, der aus seinem Auto, fünfzig Meter oberhalb des Hauses der Familie Matter, mit einem Feldstecher und Photoapparat bewaffnet, Haus und Leute ins Visier nahm. In der Dorfbeiz sprachen die Männer darüber, wie ein Fremder, – dem Dialekt nach wohl ein Unterländer, einer aus der Stadt, etwas aufdringlich herumfrage, was der Matter Franz eigentlich so treibe. Ob er wohl das Holz vor dem Hause regelmässig alleine aufstaple; ob er seine Kuh regelmässig auf die Wiese ausführe und vor allem, ob er am letzten Dorffest beim Bühnenaufbau auch mitgeholfen habe.

Im Dorfladen munkelten die Frauen, dass mit den Matter’s wohl was nicht stimme, sonst würden die doch nicht so beobachtet. Die Viert-Klässler in der Dorfschule erzählten die wildesten Geschichten über den Matter Franz. Er habe wohl ein Verbrechen begangen und der Fremde der seit einigen Tagen überall herumfrage, sei wohl von der Polizei, obwohl er gar nicht so aussehe und sich nicht wie ein normaler Polizist benehme.
Dem Matter Franz und seiner Familie kam dies alles natürlich zu Ohren und unheimlich vor. Jemand sagte ihnen auch, dass dies so ein Spion sei, der wissen wollte ob der Franz wirklich invalid sei, da er ja eine Rente beziehe. In ihrer Ehre verletzt, durch die ausgelöste Unruhe im Dorfe und den Schrägen Blicken einiger Nachbarn, beschloss Franz den Fremden aus dem Unterland, den Städter, zur Rede zu stellen. Zusammen mit seinem Bruder und drei Cousins stellten sie den „fremden Fötzel“, bekamen jedoch nur wirre Erklärungen zu hören. Da verjagten sie ihn und rieten im, sich ja nie wieder beim Haus oder im Dorfe blicken zu lassen.

N.B. Die Geschichte spielte sich nicht im Oberwallis ab, sondern in einem Bergdorf im Kosovo. Natürlich ist es nicht die Geschichte vom Matter Franz sondern, die vom Halimi Sami, einem langjährigen sogenannten „Gastarbeiter“ aus der Schweiz, der als Bauarbeiter, vielleicht war es sogar im Oberwallis, beim Bau von Dorfschulen, Mehrzweckhallen, Hotels und unzählige Ferienhäuser kräftig Hand anlegte. Bis… , ja bis zu diesem Unfall auf der Baustelle, von dem er sich nie wirklich erholt hat und deswegen er eine IV-Rente bezieht. Eine bescheidene Rente, die in der Schweiz zum Leben nicht genügte, im Kosovo jedoch schon.
P.S. Es ist möglich, dass eines von Sami Halimi gebauten Ferienhäuser einem SVP-Politiker gehört, der zur Zeit, Land auf, Land ab über die „Fremden Fötzel“ wettert, die die IV-Kasse plündern.

Diesen Text hat der Alt Nationalrat und ehemaliger Präsident der Grünen Schweiz, Ueli Leunberger  vor 10 Jahren veröffentlicht.

Pikturat e Gazmendit në Biennale të Austrisë

Dy veprat artistike të piktorit Gazmend Freitag do të ekspozohen në Biennale të Austrisë në shkurt 2017. Sukses i madh i artistit me prejardhje nga Kosova, i cili në ndërkohë është bë emër i njohur në skenën a artit

Nga Hilmi Gashi

“Baresha” dhe “Akti me çarçafin e Kuq”  ishin kontakti im i parë me këtë piktor, artist dhe krijues nga Pataqani i Poshtëm i komunës së Rahovecit. ”Baresha” e Gazmendit është pikturuar me shumë dashuri dhe pasion për detaje. Ngjyrat e vajit te “Baresha” artisti si duket i kursen. Për fat të mirë këtu vendosja me shumë rezervë e ngjyrave e gjallëron pikturën. Pikërisht falë këtij kombinimi të ngjyrave te “Baresha” shoh gjallërinë, respektin dhe dashurinë për të bukurën.

Vepra tjetër “Akti me çarçaf të Kuq” është një pikturë e guximshme. Edhe këtu ngjyrat janë të gjalla dhe të bartura në vepër me plot dashuri për detaje dhe me gjenerozitet. Motivi  i akteve zakonisht është motiv i trajtuar nga shumë artistë me famë botërore. Veprat e tyre janë ekspozuar, edhe përkundër ndjenjave të ngushta morale dhe tabuizimit të kohës. Në këtë gjenerozitet nuk has te piktorët nga trojet shqiptare. Në këtë formë të hapur dhe tejet ekspresioniste për herë të parë e kam hasur te ky artist. Bukuria e trupit të femrës në një skenë shumë dinamike, pa e banalizuar bukurinë, është tipike vetëm te piktorët, të cilët ndjenjat e tyre dinë ti ekspozojnë me guxim por edhe me respekt ndaj ndjenjave të shijuesit të artit.

Këtë pasion të Gazmendit për figura dhe portrete njerëzore e përshkruan mirë edhe Ursula Pfeiffer, e shoqatës Verein kunst-projekte  e cila mes tjerash thotë : “Shumë vepra të Gazmend Freitag mishërojnë `momentet e bukura` të cilat artisti i kap në stilin e artit klasik dhe modern në një bashkëveprim në mes të impresionizmit dhe ekspresionizmit”.

Gazmendi nuk është vetëm piktor i portreteve dhe akteve, por është mjeshtër i peizazheve, vizatimeve dhe ilustrimeve të shumta. Në to ai kombinon elemente të ndryshme, të frymëzuara nga jeta e tij e hershme në Kosovë dhe inspirimet që merr nga jeta e përditshme në Linz të Austrisë, ku edhe jeton dhe krijon.

Këto elemente të shumta autobiografike, peizazhe të vendlindjes (Pataqani i Poshtëm), portrete të shumta të njerëzve, kujtimet e fëmijërisë, hulumtime të akteve, natyrës së qetë dhe shumë tjera.

Talenti i tij është i shumanshëm dhe gjen shprehje jo vetëm në punimet e tij por edhe në teknikat e ndryshme, të cilat ai i përdorë për të shprehur mendimet, ndjenjat, kujtimet dhe fantazinë e tij si grafikë, pikturim me ngjyra vaji, vizatim me laps, shkumës dhe tush.

“Vend i vogël për tu parë në hartë, por ka lënë gjurmë te unë”

Prej Pataqanit të Poshtëm, në galeritë e botës, është një rrugëtim mbresëlënës i këtij artisti të veçantë dhe autentik. Gazmendi me shumë krenari dhe vetëbesim flet për prejardhjen e tij nga ky fshat i vogël i Komunës së Rahovecit. Në shkollën e fshatit Pataqan i Poshtëm, ku para 48 viteve ka lindur piktori, vizatimet e tij në muret e shkollës nuk kanë ngjallur ndonjë kureshtje dhe interesim të madh. Gazeta e atëhershme “Rilindja”, në shtojcën e saj “Rilindja për fëmijë”  kishte botuar për herë të parë një vjershë nga Gazmendi. Përkundër dëshirës së prindërve për t’u bërë jurist, Gazmendi ka ndjekur rrugën e zemrës dhe ndjenjës për art. Artin e ka kultivuar së pari në Gjermani, ku ka emigruar gjatë diktaturës serbe në Kosovë dhe më vonë në Austri, ku jeton dhe vepron edhe sot.

Për vendin e tij të ri të banimit, Linzin, Gazmendi ka fjalë admiruese: “Që prej se jetoj në Austri, arti im është bë më dinamik. Veçanërisht vitet e fundit, Linz, vendi ku jetoj, është bërë burim i frymëzimit tim artistik”. Shansi për të ekspozuar në Biennale të Austrisë duket kështu një sukses i logjikshëm i këtij artisti të talentuar, i cili nuk kënaqet me kaq, por vazhdon duke punuar me një elan të madh. Së fundi siç thotë vetë artisti: “Gjuha e artit hap shumë mundësi të komunikimit”. Gazmend Freitag ka shumë për t’i thënë botës dhe artdashësve përmes gjuhës së tij -Artit!

 Biennale Austria mbahet prej 13-19 shkurt 2017 në Vjenë të Austrisë, Grupmendorferstrasse 23, 1060 Wien. Veprat dhe të dhënat mbi artistin i gjeni në faqen e internetit: www.gazmendfreitag.net

Copyright: Teksti është botuar në albinfo.ch