Pagat dhe pensionet: Vjeshta e nxehtë politike

Tani e kemi të dëshmuar qartë. Një studim i porositur nga Komisioni Federal i Migracionit vjen në përfundimin: Ligji i ri i natyralizimit nuk është vetëm i ashpërsuar, por është bërë edhe shumë më selektiv. Kushdo që për 10 vjet ka jetuar në Zvicër mund të natyralizohet. Me kusht se posedon lejeqëndrimin C dhe plotëson kërkesat e larta gjuhësore si dhe që nuk merr ndihmë sociale. Kantonet kanë mundësinë që këto kritere dhe kërkesa ti ashpërsojnë. Kjo qon drejt një arbitrariteti të shtuar në dëm të qytetarëve.

Natyralizimi si çështje klasore
Para pak kohësh Komisioni Federal për çështje migracionit (EKM) ka publikuar një studim mbi këtë temë në maj 2024. Vlerësimet e të dhënave statistikore tregojnë, se natyralizohen para së gjithash gjermanët, francezët dhe italianët, pasi ata mund t’i plotësojnë kriteret gjuhësore. Më tej mund të natyralizohen para së gjithash njerëzit me një arsimim të lartë dhe ata që fitojnë shumë para. Numri i natyralizimeve nga Kosova, Turqia, Bosnja, Serbia e shtete tjera të treta është ra dukshëm. Gjithashtu portugezët e kanë të vështirë, edhe pse faktikisht ata janë qytatar:e të BE-së. Numri i njerëzve të natyralizuar pa përfundim universitar ka rënë nga 25 në 8 përqind.

Rritja e çmimeve, por jo edhe e pagave i ve në siklet punëtorët

Çmimet rriten ndërsa pagat ngecin. Për gjithnjë e më shumë punëmarrës rritja e kostove po bëhet një barrë shtypëse. Andaj është koha e fundit për rritje pagash dhe kompensim shtrenjtimi. Për këtë arsye sindikatat ftojnë për një demonstratë të madhe pagash më 21 shtator 2024 në Bernë.

Reforma e Arkës së pensioneve duhet refuzuar

Me 22 shtator ne votojmë gjithashtu mbi reformën e ligjit për përkujdesje profesionale, e cila rregullon shtyllën e dytë të pensioneve. Kjo reformë në fakt është një mashtrim, sepse e ulë koeficientin e llogaritjes së pensionit nga 6.8 në 6 përqind. Nësenisemi nga ajo, se një person ka 100’000 franga në fondin pensional, me zbritjen e koeficientit ulet pensioni nga 6800 në 6000 franga. Reforma gjithashtu parashe të paguhen më shumë kontribute në fondet e pensionit, por jo edhe rritje të pensioneve.

Pra, ne duhet të paguajmë më shumë dhe të marrim më pak. Përfituas të kësaj reforme do të jenë vetëm bankat dhe siguarimet, të cilat nxjerrin me miliarda nga ky fond pensional. Andaj, duhet votuar jo në referendum, të cilin e kanë inicuar sindikatat kundeër kësaj vjedhje të pensioneve. Ne e fitojmë ketë votim, nëse ne ngrihemi bashkë kundër vjedhjes së pensioneve.

Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni