Mërgata nuk do fjalë, por pjesëmarrje të barabartë në proceset politike

Mërgata shqiptare është e lidhur ngushtë me mëmëdheun. Historikisht, shpirtërisht dhe materialisht. Në histori mërgata gjithmonë ka qenë pjesë e rilindjes dhe përtëritjes nacionale. Impulset e forta për autonomi dhe shtet formim erdhën nga mërgata, e cila kishte edhe privilegjin e veprimit nga jashtë në rrethana më të volitshme dhe më të përshtatshme se popullata e mbetur brenda, e cila sfidohej nga kontroll total, përndjekja politike dhe izolimit nga informacionet objektive. Shpesh mërgata dhe forcat progresive ne vend janë lidhur dhe kështu kanë bashkëvepruar në jetësimin e idealeve për autonomi, mëvetësim politik dhe ekonomik. Andaj, një bashkëveprim i tillë është një pasuri e madhe e popullit tonë.

Shpirtërisht jemi të lidhur me mëmëdheu, sepse atje kemi një pjesë të familjeve, të cilat së paku njëherë në vit i vizitojmë. Kjo lidhje ende është shumë e fortë, sepse kemi përjetime të përbashkëta. Përderisa ndajmë këto përjetime dhe brenga, atëherë jemi pjesë e një fati të përbashkët. Edhe ky fakt e bën lidhjen mes mërgatës dhe mëmëdheut të fortë dhe nëse kanalizohet në mënyrë të mbarë, atëherë kjo do të shkoj përherë në të mirë të përparimit të vendeve prej nga vijmë.

Materialisht mërgata është e lidhur ngushtë me vendet e prejardhjes. Jo vetëm në formë të dërgesave të rregullta të parave për familjet atje, por edhe si investues në Kosovë dhe gjetiu, duke krijuar vende pune dhe shtuar mirëqenien ekonomike. Politikisht mërgata është aktive, si ne vendet ku jetojmë, ashtu edhe si simpatizues apo edhe anëtarë të degëve të partive politike. Të mbetemi te shembulli i Kosovës: Gati secila parti në Kosovë ka degët e saja në Zvicër.

Por, pengesat për të mos votuar diaspora në Kosovë janë të shumëllojshme:

Arsyet objektive: Arsyeja kryesore për vështirësimit të votimit të Diasporës në Kosovë është afati i shkurtër për zgjedhje të parakohshme. Diaspora këtë e interpreton si hap strategjik të qeverise së tashme për të penguar votimin e diasporës. Zgjedhjet në korrik dhe gusht kishin me ua lehtësuar atyre pjesëmarrjen në votime, sepse edhe ashtu vizitojnë Kosovën. Para 3 viteve 15 shoqata e subjekte, kryesisht nga Zvicra, patën shkruar këtë kërkesë (për më shumë shih edhe: http://prointegra.ch/tu-mundsohet-pjesmarrja-n-votime-edhe-mrgimtarve/), të cilën e patën adresuar në një nga seancat e atëhershme edhe një përfaqësues i diasporës së Zvicrës (për më shumë shih edhe: http://kuvendi.kv.sayit.parldata.eu/speech/45500).

Pengesë janë edhe regjistrimet për votim. Përderisa votimet në shtetet tjera bëhen nëpër ambasada, KQZ-ja ende këmbëngul në procedura, të iniciuara nga UNMIKU. Kështu ndodhin gjërat paradoksale, si ardhja e fletëve për regjistrim për votime në Kosovë katër ditë pas kalimit të afatit për aplikim. Për pengesat teknike nëpërmjet problemeve me serverë është shkruar shumë. Kjo ngjallë bindjen, se ne si mërgatë duhet të paguajmë, por kur vjen koha për të realizuar të drejtat tona, atëherë na anashkalojnë. Paradoksi është edhe më i madh kur dihet fakti se përderisa shteti angazhon institucionet shtetërore, të paguara nga paraja publike, siç është rasti me policinë kufitare të Republikës së Kosovës, e cila detyron mërgimtarët tu paguajnë personave e agjencive private për së dyti sigurimin e automjeteve, faktikisht të siguruara mirë e mjaftueshëm në vendet ku ata punojnë e jetojnë. Në anën tjetër nuk mund të udhëzojë përfaqësitë diplomatike që të mundësojnë votimet fizike nëpër lokalet e përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës, të paguara gjithashtu nga paraja publike. Dhe kjo shkakton pastaj arsyet subjektive për t’i kthyer shpinën zhvillimeve në Kosovë.

Arsyet subjektive: Mosinformimi i duhur për afatet e regjistrimit dhe mënyrat e aplikimit, edhe pse kësaj radhe informimi ka qenë më i mirë dhe mobilizimi i mërgatës për të ndihmuar votuesit e mundshëm për regjistrim ka qenë shumë i madh. Një pjesë e mërgatës është e dëshpëruar me anashkalimin e vazhdueshëm nga institucionet e Kosovës dhe janë duke u orientuar më shumë nga e ardhmja në vendet ku jetojnë. Ky zhvillim është brengosës dhe nuk është i mirë për Kosovën, e cila ka nevojë për një mërgatë të fortë.
Se a duhet mërgata të votoj në Kosovë, është bë gati një pyetje me shumë përgjigje.

Në varshmëri prej interesave politike dhe ditore, ajo trajtohet pak a shumë ndryshe.  Unë do të koncentrohem në dy pika:
Lidhja e forte historike, shpirtërore, ekonomike dhe politike, e përmendur më lartë është një arsye e forte dhe patjetër e dëshirueshme, sepse forcon lidhjet mes Mërgatës dhe Mëmëdheut. Asnjë qeveri largpamëse dhe vizionare nuk mund të heq dorë nga ky burim i madh i mjeteve financiare, kapacitetit intelektual dhe lidhjeve ndërkulturore. Lidhjet e forta me Diasporat e tyre i ndihmojnë shumë zhvillimeve në vend. Këtë e dëshmojnë shtetet e shumta përreth, si Kroacia, Greqia, Italia por edhe Irlanda dhe Izraeli.

E drejta kushtetuese për votë: Çdo shtet duhet të bëj gjithçka që është e mundshme, që qytetarit t’i mundësohet e drejta për votë. Arsyet teknike për heqjen e një të drejte kushtetuese nuk duhen pranuar. Problemet teknike nuk janë të pazgjidhshme kur ekziston vullneti politik dhe konsensusi shoqërorë, pasi që të gjithë ne jemi përgjegjës për vendin tonë të përbashkët, Pengimi i ushtrimit të një të drejte të garantuar me kushtetutë, duke u arsyetuar me pengesa teknike, mërgata e sheh si dështim të institucioneve dhe qeverisë. Ata së fundi, të paguar mirë nga paratë publike, janë përgjegjës për mbarëvajtje të proceseve demokratike.

Wenn die soziale SIcherheit nicht mehr da ist

Am 16. November 2016 hat endlich der Bundes­ rat grünes Licht zur Aufnahme von Verhand­lungen über ein Sozialversicherungsabkommen mit Kosova gegeben. Zur Erinnerung: Kurz vor Weihnachten 2009 hatte der Bundesrat der Republik Kosova die knappe Hiobsbotschaft angekündigt, dass das seinerzeit mit Jugoslawi­en geschlossene Sozialversicherungsabkommen nicht über den 1. April 2010 hinaus verlängert würde. Mit dieser Ankündigung hatte eine unsägliche Hetzkampagne der Rechten («Bal­kanisierung der IV», «Sozialmissbrauch») eines ihrer Ziele erreicht.

Der Druck auf den Bundesrat nahm zwar etwas ab. Für die Betroffenen begann jedoch eine Zeit der Unsicherheit und vieler Probleme. Wer nach der Pensionierung eine Rente bezie­hen will, muss seit April 2010 den Wohnsitz in der Schweiz behalten. Wer dagegen nach Kosova zurückgeht, erhält das in langen Arbeitsjahren ersparte Kapital -ohne Verzinsung- nur als Einmalzahlung. Eine sehr problematische Lösung. Die einmalige Zahlung fällt oft klein aus und ist nicht mit dem ursprünglichen Zweck vereinbart, auch im Alter ein Leben in Würde zu ermöglichen. Das wird von Betroffenen als krasse Diskriminierung emp­funden. Sie zahlen zwar in die AHV ein, können im Gegensatz zu den KollegInnen aus den meis­ten Staaten, nicht frei wählen, wo sie die Rente beziehen möchten.

Die konkreten Folgen kann man an diesen zwei Beispielen illustrieren. Im ersten Fall geht es um einen Bauarbeiter, der nach der Frühpen­sionierung mit 60 Jahren in den Kosova zurück­ kehrt. Er rechnete damit, dass er mit 65 die AHV­Rente erhält. Als er 65 wird, sagt ihm die Schweiz: «Kein Abkommen, keine Rente». Er hatte die Schweiz im guten Glauben verlassen, dass er eine Rente erhält. Der zweite Fall betrifft die Witwe eines ehemaligen Saisonniers, deren Mann vor zwei Jahren gestorben ist. Sie erhält keine Rente, weil eine Witwenrente neu berech­net werden muss und dafür die Rechtsgrundlage fehlt. Diese zwei Beispiele stehen stellvertretend für viele Härtefälle, die es in den sieben Jahren gab. Fälle wie diese gibt es zu Hauf.

Die Unia, die sich stark für die Anliegen der Betroffenen engagiert hat, begrüsst die Verhand­lungen und erwartet, dass schnellstmöglich ein Abkommen abgeschlossen und umgesetzt wird. Um die unhaltbare Situation der Betroffenen zu entlasten, verlangen die Gewerkschaft und die Betroffenen eine Übergangsregelung.

Osman Osmani, nationaler Sekretär für Migration in der Unia

Text erschienen in der Märzausgabe 2017 des Bulletins von Solidarité sans frontieres

Andere Beiträge:

Schweizer Fernsehen:

10 vor 10: http://www.srf.ch

Rundschau: tausende Kosovaren bekommen ihre Rente nicht!

„Akoma shumë veta vazhdojnë të mbesin jashtë kujdesit shoqëror“

“Vetëvendosje në vend të kujdesit nëpër shtëpi të veçanta për njerëzit me aftësi të kufizuara” – këtë kërkojnë Islam Alijaj dhe David Siems me shoqatën e tyre dhe faqen e internetit me të njëjtin emër www.selbstbestimmung.ch. Se si duan të arrijnë qëllimin e tyre, ata tregojnë këtë në bisedën me Nicole Soland.

Përkthimin dhe përshtatjen: Hilmi Gashi

Çka ju ka shtyri dhe si lindi ideja të themeloni shoqatën tuaj?

David Siems: Përpara se të themelojmë shoqatën ne vetëm kemi qenë aktiv në Lëvizjen për një jetë në të cilën ne vendosim vetë. Kjo lëvizje u themelua në SHBA në vitet 1960-ta nga studentët me aftësi të kufizuara me synimin kryesor, për të jetuar jashtë shtëpive të destinuara për njerëz me aftësi të kufizuara dhe që ata të kërkojnë vetë njerëzit, të cilët mund t’i mbështesin në jetën e përditshme. Në vitin 2012, ne kemi kuptuar se adresa e internetit „selbstbestimmung.ch“ apo vetëvendosje.ch ishte në shitje. Thjeshtë vetëm e kemi blerë dhe tek më vonë filluam të mendojmë se çka do të bëjmë me të. Kështu gradualisht lindi ideja e një shqyrtimi të shtypit javor, pra një lloji të përmbledhjes së plotë javore të teksteve dhe artikujve, të shkruar në lidhje me temën e njerëzve me aftësi të kufizuara

Islam Alijaj: Para një viti e gjysmë ne kemi vendosur të shndërrojmë shoqatën në një organizatë efektive për njerëz me aftësi të kufizuara.

Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Islam Alijaj: Ne nuk mbështetemi më vetëm në faqen tonë të internetit. Në rolin tim si kryetar mundohem të marrë në shënjestër partnerët e mundshëm. Kështu, me kalimin e kohës, është hapur një derë pas tjetrës dhe kanë lindur kontaktet të reja. Gjithashtu jemi ulur bashkë me „Inclusion Handicap” apo shqip “Përfshirja e Hendikepit” Shoqata zvicerane e Shoqatave ombrellë që janë aktive në fushën e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në ndërkohë, unë jam i kyçur në grupin e punës që kujdeset për politikën kombëtare në lëmine e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe njëkohësisht përcjellë zbatimin e Ligjit për barazi të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe Konventës e të Drejtave për njerëzit me aftësi të kufizuara të Kombeve të Bashkuara. Edhe shumë kontakte i kam lidhur, pasi ju kam bashkuar Partisë Socialdemokrate në Qarkun 9 të qytetit të Cyrihut. (Zurich 9).

Cilat janë kërkesat e shoqatës tuaj?

David Siems: Në përgjithësi: Ne jemi të angazhuar për një shikim bashkëkohorë , pa klishe të temës mbi aftësitë e kufizuara dhe rrjedhimisht për barazi në të gjitha sferat e jetës. Njerëzit me aftësi të kufizuara në të vërtetë janë mjaft të zakonshëm dhe kanë të gjitha shpresat dhe shqetësimet që kanë të gjithë të tjerët. Përveç kësaj, ne kemi një lloj devijimi fizik, intelektual ose psikik Por kjo nuk na përcakton e definon ne, as si heronj frymëzues e as si objekte mëshiruese.

Islam Alijaj: Njerëzit me aftësi të kufizuara shpesh shihen si të “pafuqishëm”, si njerëz që kanë nevojë për t’u kujdesur për ta, dhe për të cilët më së miri do të ishte të jetojnë në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuar dhe të punojnë në një punëtori të strehimores, ku kanë kujdesin e përditshëm. Nga ky qëndrim në parim, me kalimin e kohës është zhvilluar një industri e tërë, nga e cila gjithashtu varen shumë vende pune. Sot, ka shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilat duan të ndryshojnë objektivat në drejtim të jetesës së pavarur. Por, shumë të tjerëve, kjo ide u shkakton një frikë për ekzistencë.

Si erdhët te ky vlerësim?

Islam Alijaj: Një shtëpi klasike për njerëz me aftësi të kufizuara ka struktura shumë të ngurrëta, të cilat mundësojnë një mbarëvajtje të qetë të punës, por, ofrojnë pak hapësirë për liri individuale. Sot, shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara, për të mbijetuar, duhet të plotësojnë në rend të parë dëshirat dhe synimet e Enteve dhe zyrave përkatëse të Kantonit. Sikur njerëzit me aftësi të kufizuar të kishin lirinë e vërtetë të zgjedhjes, çdo klient do të bëhet një konsumator i pjekur dhe autonom. Kështu personi në fjalë do të kishte më shumë sferë private, e më pak rregulla dhe kontroll. Do të kishim më shumë ndërrime të vendeve të strehimit dhe numri i objekteve në shtëpive për njerëz me aftësi të kufizuar do të ulet për shkak se disa njerëz do të zgjedhin një jetë në një banesë apo shtëpi të tyre. Se a e sheh dikush këtë si rrezik apo shans për ndërmarrjen e vet, varet nga qëndrimi dhe besimi personal.

Por, shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuar dhe punëtorit janë ende aty për t’iu përgjigjur nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Islam Alijaj: Por, kush paguan, urdhëron. Fakt është, se sot financimi për shërbime për persona me aftësi të kufizuara bëhet në masë të madhe drejtpërsëdrejti midis shtetit dhe ofruesve të shërbimeve. Kjo nuk ka të bëj vetëm me kujdesin medicinal dhe përkujdesjen në përgjithësi, por edhe me ofertat këshilluese dhe me mjetet ndihmëse, si fjala bie karrocat me rrota. Ne jemi në njëfarë mase në këtë sistem si lopë për qumësht në bujqësi: Sa më shumë veta prej nesh janë të vendosur në një shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara, aq më shumë para merr kjo shtëpi.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Islam Alijaj: Ne duam të blejmë vetëm ato shërbime, për të cilat ne në të vërtetë kemi nevojë dhe pavarësisht nga ajo se a jetojmë në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, apo në një banesë tonë private.

David Siems: Kantoni i Bernës në këtë drejtim është shumë më përparimtar se Kantoni i Cyrihut. Kantoni i Bernës ua ndanë njerëzve paratë, për të cilat ata kanë nevojë, duke i lejuar që të vendosin vetë ata për punësimin e një asistence personale, e cila i mbështetë ata. Kjo për shumë arsye është zgjidhje më e mençur se sa sistemi i Cyrihut.

Në çfarë kuptimi?

David Siems: Në shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara unë nuk mund të zgjedhë kujdestarin tim. Unë duhet të lejoj, që në pjesët intime të më prek një person, i cili për mua ndoshta nuk është simpatik. Ky në të vërtetë nuk është një abuzim seksual në kuptimin e ngushtë të fjalës, por cenon të drejtën time për pacenueshmërinë trupore, apo vetëvendosjen mbi trupin tim. Sistemi aktual është i pakuptimtë edhe nga pikëpamja financiare: shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara janë të financuara nga Kantoni. Njerëzit, të cilët nuk duan të jetojnë në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara në rrethana të caktuara, Kantonet marrin një buxhet ndihmës prej sigurimit për invalidët, pra nga buxheti i Federatës. Kantoni në çdo njeri që jeton me asistencë, kursen shpenzime të larta në shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara. Mirëpo, ky buxhet asistence mbulon maksimalisht 8 orë në ditë. Po që se nuk mjaftoi kjo asistencë, atëherë njerëzit duhet të vendosen në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilat Kantonit i kushtojnë edhe më shumë.
Do të ishte shumë më kuptimplote, sikur Kantoni në një rast të tillë të paguante orët munguese apo shtesë të asistencës, se sa të bartë shpenzimet e plota të vendosjes nëpër shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara.

Pra, ju i doni që ti mbërtheni shtëpitë për njerëz me aftësi të kufizuara: Si është e mundur të funksionoj kjo?

Islam Alijaj: Jo, ne mu këtë, nuk e duam. Ne duam vetëm që njerëzit të kenë një zgjedhje të lirë. Se a kapet kush për gushe, varet nga mirësjellja e Shtëpive për njerëz me aftësi të kufizuara ndaj konsumatorëve të tyre.

Çfarë do të ndodhë me ata njerëz, të cilët preferojnë të kujdesen nga një institucion si shtëpia për njerëz me aftësi të kufizuara?

Islam Alijaj: Ata natyrisht se mund të vazhdojnë të jetojnë në shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara. Por, institucionet duhet të jenë ofrues të shërbimeve për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ti marrin ata seriozisht si konsumatorë apo konsumatore.

David Siems: Me “ndërmarrjet e mbrojtura” është situatë mjaft e ngjashme. Shpenzohen shumë të holla për të krijuar një “ndërmarrje artificiale” vetëm e vetëm që njerëzit me aftësi të kufizuara të fitojnë disa franga. Disa institucione kanë qasje të ndryshme. Ato bashkëpunojnë me kompanitë private dhe i vendosin klientët në vende të veçanta të punës. Kështu, personat e interesuar mund të marrin pjesë në tregun e punës dhe në rast nevoje kanë ende mjedis të mbrojtur. Po ashtu nuk duhet të harrojmë , se punimet e bëra në “ndërmarrjet e mbrojtura” shpesh janë porosi reale të konsumatorëve. Kështu ato janë konkurrencë – edhe pse shpesh kjo mohohet nga përfaqësues të institucioneve – për ekonominë e lirë, bile edhe qon deri te shkatërrimi dhe zhdukja e vendeve ekzistuese të veçanta të punës.

Ju merreni edhe me temën e pensionimit…

Islam Alijaj: Tema e përkujdesjes në moshë të shtyrë, pra ajo e pensionit, në nivelin federal shumë shpejt do të jetë një çështje e madhe, dhe ne në këtë kuptim theksojmë një gabim të madh në lidhje me “punëtoritë e mbrojtura” Kush është i punësuar për një pagë si lëmoshë prej disa qindra franga në muaj në tregun e dytë të punës, nuk ka përkujdesje të pleqërisë apo pension. Kjo do të thotë, nuk ka asnjë shans për të grumbulluar një pasuri, pastaj edhe fondet e pensioneve të shtyllës së dytë nuk ekzistojnë fare në tregun sekondar të punës. Fakt është se apartamente pa pengesa janë të pakta dhe shpesh shumë të shtrenjta për shërbimet apo asistencën shtesë. Me këtë, kalimi i parakohshëm i njerëzve me aftësi të kufizuara të ecjes, në një institucion për përkujdesje, bëhet më i mundshëm.

David Siems: Siç u përmend më parë, njerëzit me aftësi të kufizuara, në fakt, kanë të njëjtat nevoja dhe probleme si gjithë të tjerët. Ne nuk kërkojmë trajtim të veçantë, përveç nëse ky është një kompensim i nevojshëm si rrjedhë e aftësisë së kufizuar. Ne e kërkojmë atë që duhet të jetë e vetëkuptueshme: barazi. Çuditërisht këtë e kanë shumë vështirë ta kuptojnë njerëzit, të cilët nuk kanë aftësi të kufizuara.

Si doni ti realizoni idetë tuaja – ose të themi ndryshe: Sa është real supozimi se kjo në fakt mund të ketë sukses?

Islam Alijaj: Aktivistët si ne duhet të kemi një rrjet, jo vetëm brenda partive të majta, të cilat fatkeqësisht janë të përfaqësuara në masë të madhe në lëmine njerëzve me aftësi të kufizuara. Duhet të dalim nga kjo dhomë e jehonës dhe të flasin me eksponentët e partive dhe rrymave borgjeze. Argumentet e mira janë: shpenzime më të ulëta të këtyre modeleve tashmë i kemi përmendur. Pse kanë qenë të suksesshme lëvizjet civile për të drejta të njeriut, si ajo e Martin Luther King, apo lëvizja për të drejtat e personave Homo-, Bi- dhe Transseksual LGBT? Sepse ata ishin lidhje e njerëzve të cilët ishin, respektivisht sepse janë të prekur drejtpërdrejti. Mbi politikën ndaj dhe për njerëz me aftësi të kufizuara, edhe sot e kësaj dite vendosin njerëzit, të cilët nuk i kanë këto kufizime dhe ata vendosin se çka është më së miri për njerëzit me aftësi të kufizuara. Por edhe ne duam të bashkëbisedojmë, sidomos politikisht: Ne i kemi të njëjtat të drejta, të zgjidhemi si Deputet në të gjitha nivelet apo të bëhemi udhëheqës qeveritar komunal apo kantonal, si gjithë të tjerët.

Si në parlamentin komunal të qytetit të Cyrihut- ashtu edhe në parlament të kantonit janë të zgjedhur, apo kanë qenë të zgjedhur njerëzit me aftësi të kufizuara.

David Siems: Kryesisht këtu llogariten ata të cilët llogariten si “njerëz të mirë me aftësi të kufizuara”. Aftësia e kufizuar është aq e lidhur fort me vlerësim dhe ka një hierarki të theksuar të aftësive të kufizuara, e cila e karakterizon edhe trajtimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në mes veti. Kështu njerëzit me aftësi të kufizuara fizike, për shembull konsiderohen të jenë më të vlefshëm se sa ata me aftësi të kufizuara mendore, këta të fundit qëndrojnë më lartë se ata me sëmundje psikike. Çdokush që mbetet me aftësi të kufizuara për shkak të një aksidenti, është mbi ata që këtë kufizim e kanë nga lindja. Gjinia, raca dhe orientimi seksual gjithashtu luajnë një rol. Dhe sigurisht situata e punësimit. Pak në mënyrë të tepruar po them: njeriu më i mirë me aftësi të kufizuara është një burrë zviceran me orientim heteroseksual, i cili ka pësuar një aksident në sport dhe prej asaj kohe është i lidhur për karrocën me rrota, por ende është duke punuar. Ky lloj njerëzish gëzon admirim nga shoqëria, për shkak se si ai e “menaxhon me shumë guxim fatin e tij”. Në lëvizjen e aftësisë së kufizuar, ne flasim në këtë kontekst për „Porno frymëzim“, d.m.th. „frymëzim pornografik.“ Në anën tjetër të shkallës së hierarkisë gjendet gruaja lezbe, apo transe, si refugjate e ikur nga Eritrea në Zvicër, ka një çrregullim të stresit post-traumatik dhe jeton nga ndihma sociale. Në fakt, temat në lidhje me gjininë femërore dhe aftësitë e kufizuara gati se nuk ekzistojnë në lëmin e njerëzve me aftësi të kufizuara në Zvicër, edhe pse gjysma e grupit është i përbërë nga gratë. Ne vitin e kaluar kemi marrë pjesë në “Cyrih Pride” për të tërhequr vëmendjen për temën e homoseksualitetit dhe aftësive të kufizuara. Disa nga njerëzit në lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuara, nuk e kanë kuptuar qëllim tonë dhe kanë supozuar se abuzojmë me “Cyrih Pride”, për të tërhequr vëmendjen nga disa çështje të vërteta tek ne.

Islam Alijaj: Pikërisht. Ka ende shumë më shumë që bien siç thotë një fjalë “në mes karriges dhe bankës”: Pengesat e mia në të folurit, për shembull, nuk duhet të jenë pengesë për postë politike, mendoj unë. Më siguri mund të gjejmë dikë, i cili për shembull mund ti lexoj iniciativat e mia. Edhe pse, fjala bie të mos e mbaj një fjalim për 1 gushtin, festën nacionale të Zvicrës, një person me një pengesë në të folurit? Nëse shoqëria jonë do të ishte përkujdesur për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme, atëherë që në shkollë të gjithë do të kishim kontakt me persona me aftësi të kufizuara. Ata patjetër do të ishin pjesëtar të pakontestueshëm dhe kjo nuk do të shqetësonte askënd që të përqendrohet pak, kur dikush ka pengesa në të folure merr fjalën. Ne duhet ti reduktojmë këto hierarki dhe duhet arritur që çështjet politike të diskutohen gjithmonë në kontekstin e përfshirjes të të gjithëve .

Sa për informim: Ne të dy, do të paraqesim kandidaturën për zgjedhje në këshillin komunal, unë në Cyrih për Partine Socialdemokrate në Rrethin 9, Davidi në Dübendorf për Partinë e Gjelbër. Sepse, kyçja dhe përfshirja gjithashtu duhet të bëhen temë edhe në nivel lokal, atu ku zhvillohet dhe frymon jeta.

Bashkëbiseduesit:

Islam Alijaj është 30 vjeçar dhe prind. Para 29 viteve, në moshën 1 vjeçare vjen në Albisrieden afër Cyrihut, ku jeton sot e kësaj dite. Për shkak të aftësive të kufizuara është dashur të kryej shkollimin për komercialist në „kornizat e mbrojtura“. Pas mbarimit të shkollimit në vitin 2008 angazhohet së bashku me shokun e tij të shkollës, David Siems në lëvizjen zvicerane për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Në vitin 2013 të dy kanë themeluar shoqatën vetëvendosje selbstbestimmung.ch me të njëjtën faqe të internetit.

Me portalin e tyre të lajmeve kanë shkundur mirë industrinë e cila merret me njerëzit me aftësi të kufizuara. Prej 2015 Islam Alijaj është kryetarë i shoqatës. Falë kësaj ai shpejtë është bë emër i njohur në politikën për njerëz me aftësi të kufizuara. Është anëtarë në organe të ndryshme nacionale, të cilat merren me politikën sociale dhe për njerëz me aftësi të kufizuara. Vitin e kaluar ka vendosur të angazhohet në Partinë Socialdemokrate dhe shpejt e ka gjetur veten aty. Synimi i tij politik është një shoqëri përfshirëse (inkluzive). Një shoqëri përfshirëse fokusohet në potencialin e individëve. Pra, aftësitë e secilit janë të rëndësishme, jo mangësitë.

Pjesëmarrje për migrantët dhe të rinjtë: Wil-i bëhet me demokratik

Më 28 shkurt 2016 me pjesëmarrje votuese prej 47,7%, pra me 5320 kundrejt 712 votave u aprovua mjaftë qartazi “Kushtetuta” e re e qytetit Wil/SG (të Kantonit St. Galen). Përmes rregullores  rishtazi  u mundësohet personave pa të drejtë vote e drejta që parlamentit të qytetit ti drejtojnë kërkesa e parashtresa. 

shkruan Arbër Bullakaj

Qysh më herët nga mesi i popullatës u shpreh dëshira për pjesëmarrje në jetën politike. Shoqata FAIR Wil atëkohë pati nisur një peticion për pjesëmarrje të migrantëve dhe të rinjve, me ç ‘rast u grumbulluan mbi 300 nënshkrime. Kjo i mjaftoi ekzekutivit të qytetit dhe komisionit paraprak këshillues për nevojën e veprimit.

Rregullorja e participimit në ndërkohë u përgatitë dhe u trajtua në mbledhjen e fundit të parlamentit të datës 2 mars 2017.Kjo në thelb përmban të drejtën ligjore të parashtresës për të rinjtë nën moshën 18 vjeç (Mocionet e të rinjve) dhe personave pa shtetësi zvicerane (Mocionet e migrantëve) . Mocionet do të miratohen paraprakisht nga zyra ligjore e qytetit dhe do ti dërgohet më tej kryesisë së parlamentit për  tua shpërndarë parlamentarëve para shqyrtimit.  Për një mocion të tillë nevojiten 10 nënshkrime të personave që jetojnë në Wil.

Që pengesat të janë vogla, është me rëndësi elementare, për tu shfrytëzuar aktivisht kjo mundësi. Pengesat nuk duhet të jenë frenuese. Ligji i ri  duhet të shërbejë si ftesë për sa më shumë pjesëmarrje.  Të gjithë do të përfitojnë nga idetë dhe qytetarët e rinj e të reja, të cilët identifikohen me qytetin, të cilin e shohin edhe si  të tyrin.

Partitë borgjeze me pozicione konservative

Se këtu mund të shihet diç negative është e vështirë e kuptueshme për dashamirët e demokracisë. Kështu zërat nga radhët e SVP (Partisë Popullore të Zvicrës) dhe GLP (Partisë Liberale të Gjelbër) , që flisnin për  “parapëlqim” ishin vështirë të përtypshme.  Kjo edhe për arsye se kundërshtimi i tyre kishte të bënte me justifikime e frikësim dhe fakte alternative të paqena.  Ndërsa FDP (Partia Liberale) donte të rriste pengesat përsëritshëm, pa mundur që të arsyetonte një gjë të tillë.  “Kushdo që në gjërat e qytetit nuk merr pjesë, nuk është i heshtur, por një qytetar  i keq”. Kështu thoshte moti politikani i vjetër grek Perikles, qysh 500 para erës sonë. Për shkak të ngjarjeve të fundit partitë SVP, GLP dhe pjesë të FDP do tu duhej vërtetë tu shtrohej pyetja se çfarë qytetarësh dhe parlamentarësh janë ata, që furishëm duan të pengojnë pjesëmarrjen aktive – dhe atë 2500 vjet më vonë.

Ndërsa në frontin progresiv aprovimi i rregullores ishte qartësisht i perceptueshëm. Nga ana e SP (Partisë Socialdemokrate), Partisë së Gjelbër deh CVP (Partisë Popullore Krishtere)  shiheshin përparësi të mëdha të kësaj rregulloreje, andaj edhe e mbrojtën atë deri në fund. Në fund Parlamenti i qytetit e aprovoj qartazi Rregulloren me 24 vota për dhe 10 kundër, me një abstenim. Kundërshtuesit e demokracisë edhe përkundër justifikimeve dhe taktikave frikësuese nuk patën asnjë shans.

Mundësia e pjesëmarrjes në jetën politike është pasurim për demokracinë

Ky sukses paraqet fitore të madhe demokratike për Wil-in ashtu edhe vlerësim meritor karshi rinisë dhe migrantëve tanë. Rininë që paraqet  të ardhmen tonë dhe të cilën ne për këtë duhet ta përgatisim sa më mirë që është e mundur.  Migrantët që kontribuojnë aq shumë për ne dhe të cilët si gjithë të tjerët paguajnë taksat tona. Kështu at financojnë rrugët, shkollat, dhe subvencionet në bujqësi, mëditjet dhe pagat të politikanëve  dhe shumëçka tjetër. Kontribuojnë shumë dhe nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Për të dyja grupet aprovimi i rregullores për pjesëmarrje paraqet vlerësim meritor dhe reduktim të deficitit demokratik. Unë i gëzohem shumë  qysh tani ideve interesante përmes parashtresave dhe mocioneve, të cilat tanimë mundësohen.

Politika është pjesërisht përzierje mes pengesave dhe vrapimit maratonik. është e dominuar nga lufta e pandërprerë dhe tërheqja, gjë që harxhon energji. Megjithatë, pas një nate të tillë, kënaqësia është shumë më e madhe se çdo gurë pengues në rrugë.Pas një mbrëmje të tillë bëhet përsëri e qartë se sa i nevojiten popullatës njerëzit, të cilët angazhohen për më shumë drejtësi sociale! Edhe një herë bëhet e qartë se sa e rëndësishme është  motoja e jetuar e PS (Partisë Socialdemokrate): „Për të gjithë në vend se për një pakice“ për njerëzit e Wil-it, e kantonit St. Gallen dhe në të gjithë Zvicrën. Më bën krenar fakti i të qënurit pjesë aktive e tërë kësaj.

Autori i shkrimit Arbër Bullakaj është i lindur në Kosovë dhe jeton në qytetin Wil, të Kantonit Sankt Gallen ku është zgjedhur edhe si deputet në   kuvendin   komunal. Ky politikan me përvojë, përkundër moshës së re, anëtarë i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, ka ambicie dhe shanse reale për të arritur suksese edhe në nivelin nacional. Arbër Bullakaj në zgjedhjet e fundit nacionale ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët shqiptarë, jo vetëm në listë të PS por në përgjithësi.  Përveç punës si biznesmen i pavarur, Arbër Bullakaj është aktiv nё Grupin integrues FAIR Wil, tё cilin ai e ka qenë bashkëthemelues. FAIR WIL qëndron për Dhomën e Integrimit për Grupet e Pavarura në Wil dhe ndërkohë ka mbi 110 anëtarë dhe mbi 15 ndihmës dhe vullnetarë. Arbëri është zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokrate në Kantonin St. Gallen dhe gjithashtu edhe iniciuesi dhe themeluesi i seksionit të Socialdemokratëve migrantë për Kantonin St. Gallen. më shumë informacione për autorin: http://www.bullakaj.me


Java kundër racizmit dhe ksenofobisë në Bernë

„Unë nuk jam racist apo raciste, por …“: kur një fjali fillon kështu, atëherë pa përjashtim pason një deklaratë ksenofobe dhe raciste. Java a Aksionit kundër Racizmit e Qytetit të Bernës mbahet prej sot 21 mars nën këtë titull dhe fton për diskutime, debate dhe përzierje konstruktive në këtë temë.

nga Hilmi Gashi

Diskutime të cilat fillojnë me këtë fjali hyrës nuk përfundojnë mirë. Për këtë arsye parashtrohet pyetja, pse fillohet një bisedë apo mendim me këto fjalë hyrëse? Vallë për tu arsyetuar për atë që do të pasojë?

Unë nuk jam racist, por….si mënyrë e distancimit prej rrymave ksenofobe

Këtë fenomen e hasim në mediat sociale, jetën e përditshme, në rrethin tonë shoqëror, miqësorë dhe në vend të punës. Nëse dëgjojmë me vëmendje bisedimet, atëherë shpesh pas fjalisë “nuk jam racist apo nuk jam raciste, por…pason një deklaratë raciste dhe ksenofobe. Si duket kjo fjali hyrëse bëhet vetëm për të zbutur sulmin e mundshëm pas deklaratës raciste, sepse, sipas folësit deklarata që e jep në këtë moment nuk bëhet për motive raciste, por bazohet në përvoja personale apo të tjerëve, vrojtimeve objektive apo dijes së marrë nga burime të ndryshme. Me këtë, folësi e bën një distancim nga deklarimet raciste dhe ksenofobe të qarqeve të njohura, në të cilat ksenofobia dhe racizmi janë prezentë në diskursin e tyre social dhe politik dhe urrejtjen ndaj të huajve e kanë program. Së fundi ai apo ajo nuk do të identifikohet apo të radhitet në të njëjtën kategori me këto grupe ksenofobe.

Nuk ka  “POR” në Bernë

Si të përballemi me këto thënie, të cilat nuk janë të deklaruara si raciste dhe shpesh vijnë të mbuluara me pëlhurën e objektivitetit? A e përdorim këtë fjali hyrëse për t’i ikur ballafaqimit me faktin se kemi mendime raciste dhe ksenofobe? Tregojmë me gisht në drejtim të të tjerëve, por e kapim vetveten me mendime të tilla të llojit me fjali hyrëse “POR”?
Manifestimet, shfaqjet dhe aksionet e ndryshme kreative gjatë “Javës kundër racizmit” dhe fushata përcjellëse e bëjnë temë dhe ballafaqohen me këto pyetje dhe tema, Njëkohësisht edhe dërgojnë mesazhin: “Nuk ka POR në Bernë”.

Nuk ka “POR” për racizmin e dukshëm dhe real, por edhe nuk ka “POR” për racizmin, i cili fshihet prapa korrektësisë politike.

Çka është java kundër racizmit?

Me javën e aksionit kundër racizmit, qyteti i Bernës vë një shenjë të fortë kundër racizmit. Në këtë javë organizatave të ndryshme u mundësohet një platformë për angazhimin e tyre konkret kundër racizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve. Këto organizata angazhohen me idetë dhe projektet e tyre në Javën e Aksionit kundër Racizmit dhe për këtë angazhim kanë mbështetjen e qytetit. Popullsia sensibilizohet në temën e prezencës së racizmit dhe diskriminimit në jetën e përditshme dhe ftohet të marrë pjesë në debate të shumta.

Jave Kundër Racizmit në Bernë ka një traditë 7 vjeçare dhe fillon gjithmonë më 21 mars, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit.

Programin dhe më shumë informacione i gjeni këtu: www.berngegenrassismus.ch