Avokatja e re fiton në zgjedhje për qeverinë komunale

Në zgjedhjet për ekzekutivin e ri në Ostermundigen, avokatja 31 vjeçare Emsale Selmani i merr mbi 1579 vota. Rezultat ky shumë i mirë, i cili ia siguron një vend në qeverinë e komunës Ostermundigen.

Emsale Selmani ka vite që angazhohet në politikën komunale në Ostermundigen. Si anëtare e partisë Socialdemokrate ajo ka vite që politizon në parlamentin e komunës, të cilin sivjet edhe e udhëheqë në rolin e kryetares së parlamentit. Prej vitit të ardhshëm Emsalja së bashku me 6 anëtarë të tjerë të këshillit komunal, do të udhëheqë me komunën. Sipas të gjitha gjasave si përgjegjëse kryesore për departamentin e ndërtimit të lartë.

Rezultati i qartë dhe zgjedhja në këtë këshill ekzekutiv e gëzon juristen 31 vjeçare: Për gazetën der Bund ajo thotë: „Është ndjenë e mirë që kam arritur të fitoj zgjedhjet dhe i gëzohem sfidës së ardhshme në rolin e politikanes ekzekutive dhe bashkëpunimit me këshillin komunal“.

Gjyshi punëtorë stinorë-mbesa merr përgjegjësi ekzekutive

Mbresëlënës për Emsalen është edhe fakti, se gjyshi i saj ka ardhur në Zvicër si punëtorë stinorë dhe tërë jetën e tij ka punuar këtu, dhe në pension ka dalë si punëtorë në ndërmarrjen komunale të Ostermundigenit. Tash mbesa e tij udhëheqë departamentin e ndërtimit.

Aktive si avokate dhe mbështetëse e komunitet

Emsalja jo vetëm që është politikane aktive. Si avokate ajo i njeh hallet dhe vështirësitë e mërgimtarëve jo vetëm nga ana personale, po edhe nga përvoja profesionale. Me përkeqësimin e ligjit mbi të huajt, shumë njerëz kanë humbur sigurinë e qëndrimit dhe sfidohen çdo ditë nga vështirësitë strukturore. Në rolin e ri si anëtare e qeverisjes komunale, ajo synon të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në qendër të politikës së saj do të jetë gjithashtu edhe shtresa e mesme të popullatës, e cila gjithnjë e më shumë përballet me ngarkesat e shumta, të cilat rrjedhin nga rritja e shtrenjtimit të jetesës dhe munges¨se së sigurisë sociale.

Emsalja në komunitet njihet edhe si urë lidhëse mes shoqatave kulturore, sportive të shqiptarëve me institucionet e komunës dhe angazhohet në mënyrë aktive edhe në komunitet. Së fundi si anëtare e kryesisë së shoqatës „Bashkimi“

Foto: Emsale Selmani me Deputetin Shaip Kamberi dhe autorin e shkrimit Hilmi Gashi në një festë në Ostermundigen, Kanton i Bernës

Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni