Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the all-in-one-event-calendar domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/webs/www.hilmigashi.ch/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pjesëmarrje për migrantët dhe të rinjtë: Wil-i bëhet me demokratik – hilmigashi.ch

Pjesëmarrje për migrantët dhe të rinjtë: Wil-i bëhet me demokratik

Më 28 shkurt 2016 me pjesëmarrje votuese prej 47,7%, pra me 5320 kundrejt 712 votave u aprovua mjaftë qartazi “Kushtetuta” e re e qytetit Wil/SG (të Kantonit St. Galen). Përmes rregullores  rishtazi  u mundësohet personave pa të drejtë vote e drejta që parlamentit të qytetit ti drejtojnë kërkesa e parashtresa. 

shkruan Arbër Bullakaj

Qysh më herët nga mesi i popullatës u shpreh dëshira për pjesëmarrje në jetën politike. Shoqata FAIR Wil atëkohë pati nisur një peticion për pjesëmarrje të migrantëve dhe të rinjve, me ç ‘rast u grumbulluan mbi 300 nënshkrime. Kjo i mjaftoi ekzekutivit të qytetit dhe komisionit paraprak këshillues për nevojën e veprimit.

Rregullorja e participimit në ndërkohë u përgatitë dhe u trajtua në mbledhjen e fundit të parlamentit të datës 2 mars 2017.Kjo në thelb përmban të drejtën ligjore të parashtresës për të rinjtë nën moshën 18 vjeç (Mocionet e të rinjve) dhe personave pa shtetësi zvicerane (Mocionet e migrantëve) . Mocionet do të miratohen paraprakisht nga zyra ligjore e qytetit dhe do ti dërgohet më tej kryesisë së parlamentit për  tua shpërndarë parlamentarëve para shqyrtimit.  Për një mocion të tillë nevojiten 10 nënshkrime të personave që jetojnë në Wil.

Që pengesat të janë vogla, është me rëndësi elementare, për tu shfrytëzuar aktivisht kjo mundësi. Pengesat nuk duhet të jenë frenuese. Ligji i ri  duhet të shërbejë si ftesë për sa më shumë pjesëmarrje.  Të gjithë do të përfitojnë nga idetë dhe qytetarët e rinj e të reja, të cilët identifikohen me qytetin, të cilin e shohin edhe si  të tyrin.

Partitë borgjeze me pozicione konservative

Se këtu mund të shihet diç negative është e vështirë e kuptueshme për dashamirët e demokracisë. Kështu zërat nga radhët e SVP (Partisë Popullore të Zvicrës) dhe GLP (Partisë Liberale të Gjelbër) , që flisnin për  “parapëlqim” ishin vështirë të përtypshme.  Kjo edhe për arsye se kundërshtimi i tyre kishte të bënte me justifikime e frikësim dhe fakte alternative të paqena.  Ndërsa FDP (Partia Liberale) donte të rriste pengesat përsëritshëm, pa mundur që të arsyetonte një gjë të tillë.  “Kushdo që në gjërat e qytetit nuk merr pjesë, nuk është i heshtur, por një qytetar  i keq”. Kështu thoshte moti politikani i vjetër grek Perikles, qysh 500 para erës sonë. Për shkak të ngjarjeve të fundit partitë SVP, GLP dhe pjesë të FDP do tu duhej vërtetë tu shtrohej pyetja se çfarë qytetarësh dhe parlamentarësh janë ata, që furishëm duan të pengojnë pjesëmarrjen aktive – dhe atë 2500 vjet më vonë.

Ndërsa në frontin progresiv aprovimi i rregullores ishte qartësisht i perceptueshëm. Nga ana e SP (Partisë Socialdemokrate), Partisë së Gjelbër deh CVP (Partisë Popullore Krishtere)  shiheshin përparësi të mëdha të kësaj rregulloreje, andaj edhe e mbrojtën atë deri në fund. Në fund Parlamenti i qytetit e aprovoj qartazi Rregulloren me 24 vota për dhe 10 kundër, me një abstenim. Kundërshtuesit e demokracisë edhe përkundër justifikimeve dhe taktikave frikësuese nuk patën asnjë shans.

Mundësia e pjesëmarrjes në jetën politike është pasurim për demokracinë

Ky sukses paraqet fitore të madhe demokratike për Wil-in ashtu edhe vlerësim meritor karshi rinisë dhe migrantëve tanë. Rininë që paraqet  të ardhmen tonë dhe të cilën ne për këtë duhet ta përgatisim sa më mirë që është e mundur.  Migrantët që kontribuojnë aq shumë për ne dhe të cilët si gjithë të tjerët paguajnë taksat tona. Kështu at financojnë rrugët, shkollat, dhe subvencionet në bujqësi, mëditjet dhe pagat të politikanëve  dhe shumëçka tjetër. Kontribuojnë shumë dhe nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Për të dyja grupet aprovimi i rregullores për pjesëmarrje paraqet vlerësim meritor dhe reduktim të deficitit demokratik. Unë i gëzohem shumë  qysh tani ideve interesante përmes parashtresave dhe mocioneve, të cilat tanimë mundësohen.

Politika është pjesërisht përzierje mes pengesave dhe vrapimit maratonik. është e dominuar nga lufta e pandërprerë dhe tërheqja, gjë që harxhon energji. Megjithatë, pas një nate të tillë, kënaqësia është shumë më e madhe se çdo gurë pengues në rrugë.Pas një mbrëmje të tillë bëhet përsëri e qartë se sa i nevojiten popullatës njerëzit, të cilët angazhohen për më shumë drejtësi sociale! Edhe një herë bëhet e qartë se sa e rëndësishme është  motoja e jetuar e PS (Partisë Socialdemokrate): „Për të gjithë në vend se për një pakice“ për njerëzit e Wil-it, e kantonit St. Gallen dhe në të gjithë Zvicrën. Më bën krenar fakti i të qënurit pjesë aktive e tërë kësaj.

Autori i shkrimit Arbër Bullakaj është i lindur në Kosovë dhe jeton në qytetin Wil, të Kantonit Sankt Gallen ku është zgjedhur edhe si deputet në   kuvendin   komunal. Ky politikan me përvojë, përkundër moshës së re, anëtarë i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, ka ambicie dhe shanse reale për të arritur suksese edhe në nivelin nacional. Arbër Bullakaj në zgjedhjet e fundit nacionale ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët shqiptarë, jo vetëm në listë të PS por në përgjithësi.  Përveç punës si biznesmen i pavarur, Arbër Bullakaj është aktiv nё Grupin integrues FAIR Wil, tё cilin ai e ka qenë bashkëthemelues. FAIR WIL qëndron për Dhomën e Integrimit për Grupet e Pavarura në Wil dhe ndërkohë ka mbi 110 anëtarë dhe mbi 15 ndihmës dhe vullnetarë. Arbëri është zëvendëskryetar i Partisë Socialdemokrate në Kantonin St. Gallen dhe gjithashtu edhe iniciuesi dhe themeluesi i seksionit të Socialdemokratëve migrantë për Kantonin St. Gallen. më shumë informacione për autorin: http://www.bullakaj.me


Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni