Tani e kemi të dëshmuar qartë. Një studim i porositur nga Komisioni Federal i Migracionit vjen në përfundimin: Ligji i ri i natyralizimit nuk është vetëm i ashpërsuar, por është bërë edhe shumë më selektiv. Kushdo që për 10 vjet ka jetuar në Zvicër mund të natyralizohet. Me kusht se posedon lejeqëndrimin C dhe plotëson kërkesat e larta gjuhësore si dhe që nuk merr ndihmë sociale. Kantonet kanë mundësinë që këto kritere dhe kërkesa ti ashpërsojnë.
Një vrojtim në statistikat natyralizuese vërteton seleksionimin. Sipas ligjit të ri dy të tretat e të natyralizuarve kanë të përfunduar shkollimin e lartë. Sidoqoftë, përqindja e njerëzve që pas shkollës obligative nuk përfunduan ndonjë arsimim të mëtejshëm ka ra nga 23.8 në 8.5 përqind. Kërkesat në rritje të njohurive gjuhësore favorizojnë pos tjerash njerëzit nga vendet fqinje. Natyralizimi bëhet gjithmonë e më shumë çështje klasore. Më shumë mbi studimin mund të mësoni nga shkrimi i koleges sime Emine Sariaslan.
Çmimet rriten ndërsa pagat ngecin. Për gjithnjë e më shumë punëmarrës rritja e kostove po bëhet një barrë shtypëse. Andaj është koha e fundit për rritje pagash dhe kompensim shtrenjtimi. Për këtë arsye sindikatat ftojnë për një demonstratë të madhe pagash në Bernë. Këtu ti gjen informacionet e nevojshme mbi demonstratën dhe se si mund të lajmërohesh.
Me 22 shtator ne votojmë gjithashtu kundër vjedhjes së pensioneve tek arkat pensionale. Kundër kësaj sindikatat kanë nisur një referendum. Ne e fitojmë ketë votim, nëse ne ngrihemi bashkë kundër vjedhjes së pensioneve.
Së shpejti janë pushimet verore. Ne nga redaksia shumëgjuhësore e Horizonte të dëshirojmë ty dhe të afërmve tu pushime të këndshme dhe çlodhëse.
Mirë u pafshim!