Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the all-in-one-event-calendar domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/webs/www.hilmigashi.ch/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gjendja sociale në Kosovë: Analizë, sfidat dhe propozimet për tejkalim të gjendjes së rëndë – hilmigashi.ch

Gjendja sociale në Kosovë: Analizë, sfidat dhe propozimet për tejkalim të gjendjes së rëndë

Të shtunën, më 15.06.2013 në Bernë të Zvicrës, organizuar nga sindikata Unia dhe Fondacioni Solifonds dhe mbështetur edhe nga Solidar Suisse u mbajt një manifestim mbi situatën e sigurisë sociale në Kosovë. Në ketë tubim të moderuar nga historiani zviceran dhe njohësi i lëvizjes punëtore Hans Schäppi, njëherazi edhe kryetar i Fondacionit Solifonds, përpos zviceranëve e shqiptarëve pati pjesëmarrës edhe nga radhët e migrantëve italian, portugez, etj., e të cilët u inkuadruan aktivisht dhe me pyetjet dhe diskutimet e tyre pasuruan këtë manifestim.       

nga Fatmir Bajrami, Bernë, 15 qershor 2013    

Në fillim të këtij tubimi informues u mbajtën dy referate, njëri nga Max Brym, themelues i gazetës elektronike Kosova-Aktuell dhe ligjërues i kohëpaskohshëm në fakultetin filozofik të Universitetit të Kosovës, ndërsa tjetri nga Osman Osmani, sekretar për migracion në Unia dhe anëtar i komitetit për politikë sociale në Lëvizjen Vetëvendosje! Më pas u zhvillua një tryezë diskutimi ku morën pjesë edhe Barbara Burri Sharani, ish drejtuese e zyrës zvicerane për zhvillim e bashkëpunim në Kosovë dhe aktualisht menaxhere projektesh në Solidar Suisse dhe Ruzhdi Ibrahimi, specialist i sigurimeve shoqërore dhe i punësuar në Arkën e sigurimit të papunësisë në Unia të Bazelit. Sikur për referatet ashtu edhe për diskutimet e këtij manifestimi u bë përkthim simuluan në të dy gjuhët, gjermanisht dhe frëngjisht.      

Kosova nuk duhet të shërbejë si eksperiment neoliberal

Max Brym në referatin e tij kritikoj rreptë procesin privatizues në Kosovë. Sipas tij procesi privatizues Kosovës i kushtoj 76’000 vende të humbura pune. Mesatarisht sipas Brym me rastin e secilit privatizim humben 50% e vendeve të punës. Punëtorët e mbetur në ndërmarrjet e privatizuara nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash. Përmes shembujve konkret Brym atakoi procesin e privatizimit. Sipas tij “pasuria e vendit po falet”. Ndër të tjera Brym tha: “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) u privatizua para pak kohësh për 75%. PTK ishte ndërmarrja publike më rentabële e Kosovës: Vetëm mes viteve 2007 dhe 2011 PTK arriti të shënojë një fitim prej gati 400 miliona Eurosh. Tani PTK-ju iu bartë një firme të dyshimtë AXOS GmbH në Hamburg  për vetëm 277 milion. Shpërndarësi  e rrymës KEK u bë rrush e kumbulla për vetëm 27 milion. Si pasoj u bë rritja enorme e faktuarave të rrymës në Kosovë”. Brym vijoj më pas të kritikoj faktin se në Kosovë janë duke u krijuar monopole private-kapitaliste, të cilat shfrytëzojnë lëndën e parë, në asnjë mënyrë nuk pranojnë të drejtat e punëtorëve dhe profitin e transferojnë në shoqërinë e tyre amë, pa paguar asnjë lloj tatimi në Kosovë. Brym në fjalën e tij  kërkoj të kundërtën, që pasuria publike të shërbejë për interes të njerëzve të zakonshëm. Ai mes tjerash tha: “Trepça nuk duhet të privatizohet dhe privatizimet e bëra duhet të prishen. Kosova si vend  është shumë i pasur dhe popullata gjithmonë e më e varfër. Kjo situatë nuk duhet të tolerohet edhe më tej”. Brym e vuri Kosovën në kontekstin e politikës neoliberale në Evropë, me ç’rast ai theksoi: “Kosova ishte dhe mbetet një eksperiment neoliberal në Evropë. Kosova është vendi më i varfër i Evropës, mirëpo gjithnjë e më shumë shtete në Evropë në kuadër të krizës kapitaliste po i afrohen standardeve të Kosovës. Është e nevojshme rezistenca ndërkombëtare e lëvizjes punëtore kundër KOSOVARIZIMIT të pjesëve tjera të Evropës. Gjithkund duhet të ketë rezistencë sociale”.     

Mbretëron situatë dëshpëruese

Në prezantimin vijues referuesi Osman Osmani, pasi bëri një pasqyrim të situatës së përgjithshme të vështirë sociale në Kosovë duke e pasqyruar atë edhe me shembuj aktual konkret, ai analizojë edhe situatën tejet të vështirë të sindikatave në Kosovë. Përfundimet e tij siç tha ai, mbështeten në hulumtimet dhe dokumentet programore të Lëvizjes Vetëvendosje, në rekomandimet historianit sindikalist Hans Schäppi mbështetur në përvojat reformuese të sindikatave në Zvicër si dhe në analizën dhe propozimet e masave konkrete për fuqizimin e sindikatave në Kosovë nga bashkëdrejtuesi i sindikatës Unia në Berner Oberland, Hilmi Gashi. Në vijim po shkëpusim pjesë nga fjala e tij: “Situata sociale e politike në Kosovë sa vjen e po bëhet më e rëndë. Gjysma e popullsisë është e papunë, pra, çdo i dyti person i moshës madhore në Kosovë, në anën tjetër edhe ata që punojnë, shumica e tyre mezi sigurojnë mbijetesën dhe nuk gëzojnë as të drejta minimale. Si rezultat i papunësie, 45% e popullit të Kosovës jeton në varfëri, ndërsa 18% jeton në varfëri ekstreme – me më pak se 0.90 cent në ditë. Është tejet e arsyeshme që kjo gjendje e rëndë të ndikojë në tregun e punës, e veçanërisht në marrëdhënien në mes të kërkesës dhe ofertës, andaj, programet e rregullimeve strukturore të ekonomisë, përmes privatizimit të egër, e kanë rënduar edhe më shumë situatën e punëtorëve në Kosovë, si në aspektin e realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, ashtu edhe në kushtet e tregut të punës. Ndërsa sa për të ilustruar të arriturat drejt “perspektivës evropiane” të trumbetuar nga qeveritarët, po theksojmë fenomenin rrëqethës që ka kohë po e përcjell kohët e fundit po përcjell regjionin e Anamoravës. Rreth 3000 qytetarë edhe të fshatrave të Vitisë, Gjilanit e Ferizajt me rrethine vetëm javën e fundit, kanë lënë thyqafas vendin përmes Serbisë në Hungari, me qëllim të arrijnë në njërin nga shtetet e zhvilluara të Evropës (Zvicra, Gjermania, Franca), për një jetë më të “mirë” dhe për të mbajtur familjet e tyre. Derisa qytetarët e Kosovës; rinia dhe fuqia punëtore e intelektuale e Kosovës, po i braktisin dëshpërueshëm shtëpitë dhe vendin e tyre, duke rrezikuar jetët e tyre për mbijetesë, politika dhe shteti i Kosovës aq që merr mundin të reagon për këtë?! Ky fenomen do të duhej të shqetësonte institucionet kombëtare?        

Për sindikata të mirëfillta në Kosovë

Shkelja e të drejtave të punëtorëve është prezent si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Moszbatimi i ligjit të punës; mosrespektimi i orarit 8 orësh, mungesa e kontratave të punës dhe e rrogës të garantuar minimale, mungesa e mbrojtjes ligjore në rast të sigurie, lëndimi apo rrezikimi të shëndetit në punë, mos-pagesa për orët shtesë të punës, etj, etj. Punonjësit e Kosovës janë të shfrytëzuar rëndë, trajtohen në mënyrë çnjerëzore, ndërsa edhe paga që marrin nuk mjafton as për mbijetesë. Ka kohë që sindikatat në Kosovë përballen me një krizë serioze: zvogëlimi i numrit të anëtarëve, ankorim i varfër para së gjithash në sektorin privat, ankorim i varfët në regjione, fragmentim (copëtim) i sindikatave, varësia nga partitë politike në pushtet, përfshirje në procesin e privatizimit dhe shpronësimit të pasurisë shoqërore. Protestat e ndryshme të sindikatave, të cilat për shkak të përçarjeve të shumta humbin fuqinë, nuk kanë arritur asnjë përmirësim bile qoftë ai edhe simbolik. Sindikatat vuajnë ndër të tjera edhe nga:

  • Humbja e anëtarëve në fushat kryesore, duke u nisur nga ndërmarrjet dhe shërbimet publike (administratë, arsim shëndetësi) si dhe në industri, posaçërisht sektorin privat krejtësisht i paorganizuar si në ndërtimtari dhe sektorët anësor të ndërtimtarisë;
  • mplakja: grupet e interesit si gratë, rinia të nën-përfaqësuara;
  • Rritja e fushave e sektorëve të rëndësishëm, si ai terciar i tërësishëm, i pa organizuar;
  • Humbja e aftësisë mobilizuese dhe mobilizimit për greva, mungesa e fuqisë për kontraktim me ndërmarrje të kontratave të përgjithshme të punës. Në politikë sindikatat nuk kanë aftësinë e avancimeve legjislative;
  •  Toni vajtues në media: sindikatat do të zhduken  

Do të ishte e nevojshme formulimi i një projekti sindikal me qëllime të qarta: Tejkalimi i copëzimit sindikal, ndërtimi ndër-profesional dhe ndër-sektorial, ankorim nëpër regjione, organizimi i shkretëtirave sindikale, rritja e aftësisë mobilizuese, pavarësia politike nga pushtetarët, përforcimi i bashkëpunimit me sindikatat e Shqipërisë,  pastaj me ato të Evropës juglindore dhe në përgjithësi të Evropës dhe tërë Botës.” Pikënisje për jetësimin do të ishte bashkëpunimi i sindikatave të veçanta përparimtare dhe të gatshme për reforma në bashkëpunim konkret, si dhe kooperimi me faktor tjerë nga jeta publike e politike. Nuk rekomandohet një reformë e tërësishme „nga lart“, kjo d.m.th. përmes çatisë së sindikatave të bashkuara, pasi që një gjë e tillë edhe për Zvicrën, do të ishte një iluzion. Në fund të fjalës së tij, Osmani apeloi tek bashkëkombësit e pranishëm  të angazhohen dhe organizohen në njërën anë në Zvicër për të drejtat njerëzore dhe interesat e tyre qoftë si punëmarrës ashtu edhe si komunitet, në anën tjetër dhe njëherazi të angazhohen edhe për të mbështetur sindikatat dhe lëvizjet përparimtare sociale në vendin amë, duke u kujdesur gjithashtu edhe për transferimin e përvojave të dëshmuara dhe njohurive pozitive shoqëroro-politike në shoqërinë amë.     

Në thumb edhe Marrëveshja mbi sigurimet shoqërore Zvicër – Kosovë

Në pjesën e dytë u mbaj një tryezë diskutimi të cilës i paraprinë fjalët e shkurtra por kuptimplote të Barbara Burri Sharani dhe të Ruzhdi Ibrahimit. Ata pos tjerash vunë në thumb problematikën e Marrëveshjes ndërshtetërore për sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës, gjë që kontribuon për përkeqësimin e mëtejmë të situa të përgjithshme sociale të qytetarëve të Kosovës.   Pas prezantimit kronologjik që i bëri historisë së kësaj problematike si dhe analizës sikur përmbajtjesore ashtu edhe juridike, specialisti i sigurimeve shoqërore, Ruzhdi Ibrahimi përmbylli referimin e tij me përfundimin se është evidente diskriminimi i pashembullt në Zvicër që u bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vendime këto të plotfuqishme në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që tumirin zbatimin e Marrëveshjes, e të cilat refuzojnë ti zbatojnë Enti federal për sigurimet shoqërore e së fundi edhe vet Qeveria zvicerane. Ai po ashtu kritikoi edhe pasivitetin dhe injorimin e kësaj çështjeje nga ana e zyrtarëve dhe qeverisë së Kosovës.    Diskutimet pasuese ku morën pjesë aktive edhe pjesëmarrësit nga podiumi, kishin të bënin në njërën anë me problemet sociale në Kosovë, ndërsa në anën tjetër me Marrëveshjen në fjalë. Në këto diskutime u angazhuan aktivisht edhe punëtorët dhe aktivistët sindikal shqiptarë, ata portugezë e italianë, krahas sindikalistëve dhe politikanëve zviceranë.

Please share / Bitte teilen / Ju lutem shpërndajeni

Kommentare

Schreibe einen Kommentar

Diese Website verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre mehr darüber, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden.